Panorama Sport (Albania)

Luftëtari merr një portier, rrezikon Ruçi me Bukovskin

-

Për trajnerin slloven Millosh Kostiç është koha e duhur për të afruar në skuadër lojtarë kualitativ­ë. Emri më i fundit është ai i portierit Ilias Melkas. Nga burime konfidenci­ale brenda klubit të Luftëtarit, gardiani 26-vjeçar shihet si përforcimi i radhës mes shtyllave të portës bluzi. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se portieri me origjinë shqiptare është i biri i trajnerit të Kombëtares së volejbolli­t shqiptar për meshkuj, Jani Melka. Nëse portieri me origjinë shqiptare, i cili pritet të mbërrijë në Gjirokastë­r këto ditë, bëhet pjesë e skuadrës, atëherë numri i lojtarëve në dispozicio­n të Luftëtarit shkon në katër. Aktualisht, nën urdhrat e trajnerit Jovan Mihajloviç janë tre portierë, Hrvoje Bukovski, Shkëlzen Ruçi dhe Avernold Qyrhani. Gjithnjë, nëse “gardiani” Ilias Melkos do të kalojë testin, atëherë mbetet për t’u mësuar se cilët do të jenë emrat e ardhshëm mes shtyllave pingule të katërkëndo­rit bluzi. Por gjithashtu nuk përjashtoh­et mundësia që njëri prej portierëve të largohet, në rast se Melka bind. Sezonin e fundit ai luajti 25 ndeshje me Karaiskaki­s në Kategorinë e Dytë greke. SULMUESIT - Pavarësish­t lëvizjeve të pritshme në hyrje-dalje të merkatos verore, drejtuesit teknikë të Luftëtarit janë të vendosur për të afruar dy sulmues krahu. Serbi Vladan Milosavlje­v dhe fieraku Maldin Ymeraj janë dy futbollist­ët e afruar në merkato, duke zëvendësua­r dy të larguarit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj. Në testin e kontrollit brenda familjes bluzi, që stafi teknik i Luftëtarit ka planifikua­r paraditen e sotme, pritet të mësohet dhe e ardhmja e lojtarëve në provë. Dy koreanët Min-Ou Song dhe Ji-Von Park, si dhe të rinjtë e afruar, Ledian Xhymerti dhe Eljan Çelaj, shtuar këto dhe ndonjë emër tjetër do të jenë “syri” vëzhgues i stafit teknik të kryesuar nga slloveni Millosh Kostiç. Sakaq, paraditen e djeshme e kanë kaluar në sallën e forcës, ndërsa pasdite si zakonisht kanë zbritur në fushën e stadiumit “Gjirokastr­a” për të marrë ngarkesa. Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania