Panorama Sport (Albania)

Laçit i duhet një mrekulli për përmbysjen

Rivalët e kurbinasve marrin ish-portierin e Realit të Madridit, kualifikim­i është një "mollë e ndaluar"

-

Laçi është rikthyer dje në Shqipëri pas humbjes 3- 0 që pësoi në ndeshjen e parë të Ligës së Europës ndaj Moldes në Norvegji. Kurbinasit nuk arritën t'i bënin ballë kundërshta­rit që në fushë tregoi se ka diferenca të mëdha. Një humbje e thellë dhe Laçit do i duhet një mrekulli për të kaluar në turin tjetër të Ligës së Europës. Një javë më pas, skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga do të presë norvegjezë­t në fushën e tyre, por gjasat që të ketë përmbysje, janë të pakta. Ndërkaq, nëse Laçi kërkon të bëjë surprizën ndaj Moldes pas humbjes 3-0, duhet të përgatitet për një betejë shumë të vështirë, pasi skuadra kundërshta­re ka në përbërje elementë shumë cilësorë dhe gjithsesi po afron të tjerë të tillë. I fundit është portieri Aleks Kraninks, i cili ka qenë pjesë e Real Madrid në të kaluarën dhe ka mbrojtur katërkëndo­rin e përfaqësue­seve të moshave të Belgjikës. Portieri ka firmosur me klubin norvegjez deri në vitin 2021, ndërsa planifikoh­et që të jetë shumë shpejt zgjedhja e parë e Ole Gunar Solskjaer. Lojtari është rritur në akademinë e Real Madrid dhe është grumbullua­r disa herë me ekipin e parë, para se të jepej huazim te Kartagjena në sezonin e kaluar. Me ndryshimet e fundit në klubin spanjoll, ai është lënë lojtar i lirë dhe kësisoj, Molde ka përfituar nga situata për të nënshkruar me të dhe për ta bërë pjesë të projektit të saj. Kurbinasit ia dolën që të kalonin turin e parë ndaj Anorthosis të Qipros, por tashmë e kanë shumë të vështirë përballë Moldes duke parë humbjen e thellë 3-0. Ndërkaq, skuadra është lënë pushim për dy ditë dhe të dielën do u kthehet përgatitje­ve për sfidën e kthimit. Trajneri Prenga do t'i ketë të gjithë futbollist­ët në dispozicio­n dhe do të mundohet që të korrigjojë ato që nuk shkuan siç duhet në takimin e parë të luajtur në Norvegji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania