Panorama Sport (Albania)

Mesfushë “e arnuar”, Shehi do ndërhyrje

"Bregun nuk dua ta ngarkoj shumë, ja biseda ime me Osmanin"

- LLAZI SARO

Ekipi i Skënderbeu­t duket se po merr formë nga dita në ditë dhe sigurisht që për trajnerin Orges Shehi përgatitje­t janë duke ecur me ritme të mira. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri bardhekuq flet me bindje se ekipi do te jetë jo vetëm serioz në këtë sezon, por edhe me perspektiv­ë për të ardhmen. Ndërkaq, vetë Shehi deklaron se sulmi është "top", ndërsa mund të ketë domosdoshm­ëri në repartin e mesit të fushës, atje ku ka edhe numër të limituar lojtarësh.

Shehi, Skënderbeu në javën e tretë të përgatitje­ve, si po ecën ekipi?

E them me bindje se jemi duke ecur mjaft mirë. Si unë ashtu edhe stafi jemi shumë të kënaqur për mënyrën sesi po punojmë me ekipin. Lojtarët nga ana e tyre janë duke bërë një punë të mirë dhe kanë arritur që të japin më të mirën e mundshme. Në të tilla kushte, ju e keni parë edhe vetë se sa të pasionuar dhe sa me zell punojnë lojtarët në këtë fazë përgatitor­e.

Ekipi do të jetë gati në gusht?

Sigurisht që po. Ne po ecim mirë dhe normalisht që kemi si dëshirë që të jemi në formën më të mirë me fillimin e sezonit, që nis me ndeshjen e Superkupës përballë Laçit.

A ka nevojë për ndërhyrje ky ekip apo e shihni gati?

Unë them se na duhen ndërhyrje të vogla, veçanërish­t në mesin e fushës. Kemi nevojë për një mesfushor dhe normalisht që ia kam kërkuar një gjë të tillë presidenti­t Ardjan Takaj, i cili e ka pritur mirë dhe po punon për të gjetur lojtarët e duhur për këtë ekip. Në anën tjetër, presim edhe vendimin e Osmanit.

Kjo edhe për faktin se Nimaga është në merkato?

Skënderbeu është duke mbajtur gjallë një projekt, që ka të bëjë me prodhimin e talenteve, rritjen e tyre dhe transferim­in në ekipet e tjera të huaja. Kjo po funksionon mirë dhe është diçka që jep fryte jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, dua të them se ka lojtarë shumë cilësorë ky ekip që janë në merkato dhe normalisht që do të ketë edhe largime. Por dua që këto largime të mos ndodhin në minutat e fundit.

Keni folur me Osmanin e nëse po, çfarë iu ka thënë?

Sigurisht, jam në kontakt të përditshëm me të dhe vlen për t'u theksuar se dëshira është e mirë. Janë çështje që mbeten të zgjidhen mes tij dhe presidenti­t Ardjan Takaj, por unë jam i bindur se në fund Osmani do të zgjedhë që të rikthehet te ne.

Rikthimi i senatorëve duket se i ka bërë mirë ekipit…

Sigurisht që ne jemi të fokusuar të krijojmë një ekip të ndërthurur, ku pa dyshim të rinjtë dhe lojtarët me eksperienc­ë do të formojnë bazën e kësaj skuadre. Jemi në rrugën e duhur.

Përsa i përket sulmit, çdo gjë është në rregull?

Kemi plot lojtarë të rinj dhe me cilësi të mira dhe normalisht kjo na jep garanci që do të ecim mirë. Kemi ndryshuar të gjithë këtë repart dhe kjo nuk

është aspak e thjeshtë, por me besimin te lojtarët e rinj do ia dalim. Sigurisht që, nëse del ndonjë variant për ndonjë sulmues që të bëjë diferencën, nuk do t'i themi jo.

Bregu është gati të bëjë i vetëm këtë repart?

Jo, nuk do t'i japim një ngarkesë të tillë, pasi nuk është një individ i vetëm që bën repartin. Por Bregu do të jetë një pikë e rëndësishm­e e jona dhe normalisht që është një futbollist, i cili ka të dhëna të shkëlqyera dhe do të jetë pikë e rëndësishm­e për ne.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania