Panorama Sport (Albania)

Kërkohet elita, Fetollari tregon Pogradecin e ri

"Me financat jemi OK, tentojmë ngjitjen në Superiore"

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci, në këto vitet e fundit ka qenë një prej ekipeve surprizë, duke përballuar me sukses edhe skuadrat pretendent­e. Një ekip me financa të stabilizua­ra, kjo falë bashkisë së këtij qyteti dhe dashamirës­isë së kryebashki­akut Eduart Kapri. Është mësuar se drejtuesit dhe stafi teknik kanë pasur një takim, ku është piketuar e ardhmja e ekipit dhe objektivat për këtë sezon. Liqenorët duan një vend në treshe, por që thonë se do të luftojnë fort edhe për vendin e parë që të dërgon në Superiore. Trajneri Festim Fetollari, në një intervistë për gazetën "Panorama Sport" jep më shumë detaje për përgatitje­t, objektivat dhe merkaton e skuadrës.

Fetollari, keni startuar fazën përgatitor­e, si është përbërja e ekipit dhe çfarë prisni në merkato?

Në këto momente mund të them se nuk jemi në fillimet e një faze të mirëfilltë. Janë disa ditë kur edhe ne njihemi me grupin, por për më shumë ka disa futbollist­ë, që nuk mund të hyjnë direkt te ngarkesat, të cilat janë normale në fazë përgatitor­e dhe kështu kemi menduar që në fillim të muajit gusht të startojmë me dy seanca stërvitore. Përsa i përket përbërjes, ajo është e plotë siç edhe e mbyllëm sezonin e kaluar, janë futbollist­ë në vazhdimësi kontratash, por ka edhe nga ata që do të nënshkruaj­në kontratat e reja për sezonin e ri.

I keni piketuar lojtarët që do të afroni në merkato?

Natyrisht që po. Por, do të jetë një merkato shumë e kujdesshme dhe jo me shpenzime të mëdha, pasi ne na

duhet vetëm ndonjë futbollist që bën diferenca të dukshme. Për momentin, në fokusin tonë është Shkullaku. Edhe ai është bashkuar me grupin tonë dhe shumë shpejt do të arrijmë të mbyllim edhe me të kontratën. Më pas do të shohim, por ne mendojmë që të afrojmë edhe futbollist­ë të rinj. Unë gjithmonë përkrah të rinjtë e talentuar, të dalë nga ekipet tona.

Si janë financat tuaja për këtë sezon?

Kam marrë garancitë maksimale nga drejtuesit e klubit si dhe të bashkisë, që financat për ekipin janë si edhe në sezonin e kaluar, të garantuara. Nuk merrem personalis­ht me këtë pjesë, por garancia sjell qetësi në punë dhe rezultatet janë më prezente. Ne kemi treguar edhe në sezonet më parë se nuk është dëgjuar asnjëherë problem financiar. Përsa u përket financave në merkato,

edhe për këtë po punojnë drejtuesit e klubit që të afrojmë disa donatorë dhe shenjat janë shumë pozitive.

Duke parë gjithë këtë pasqyrim pozitiv, edhe kërkesat e këtij sezoni mendoj se janë shumë të larta?

Ne kemi disa sezone që jemi me kërkesa maksimale. Kemi mundur të sigurojmë pa vështirësi qëndrimin në 5-shen e parë dhe kemi luftuar fort edhe për një vend në renditje të tre ekipeve të para. Këtë kemi edhe në këtë sezon si objektiv dhe e përsëris që edhe Superiorja nuk është tabu për ne.

Ku do ta zhvilloni fazën përgatitor­e?

Ku ka më mirë se në Pogradec. Janë të gjitha kushtet dhe mundësitë. Vijnë ekipe të tjera në Pogradec dhe zhvillojnë fazën, kështu që ne nuk ka pse largohemi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania