Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, tërhiqet Vioresin Sinani

"I uroj suksese Licit në ringritjen e skuadrës, në të ardhmen ndodh gjithçka"

- ADMIR URUÇI

Ish- sulmuesi i Vl laznisë, Viorensin Si nani, nuk do të jetë drejtor teknik i kuqebluve. I përmendur ditët e fundit si një mundësi për të qenë pjesë e stafit drejtues, ishbomberi nuk e sheh të mundshme për momentin një gjë të tillë. Sinani kërkon që të vijojë projektet që ka aktualisht edhe pse është falënderue­s për këdo që ka menduar për të si një mundësi për të marrë rolin e drejtorit teknik. Duke folur rreth kësaj ideje, Sinani tregon edhe arsyet përse do vijojë në projektet e tij që ka aktualisht.

Sinani

"Unë dua të falënderoj të gjithë ata që mund të kenë menduar për mua. Natyrisht që të jesh pjesë e Vllaznisë është një kënaqësi e veçantë, aq më tepër për ne që kemi kaluar shumë vite të bukura aty, konkretish­t unë si futbollist. E vlerësoj jashtëzako­nisht shumë idenë për të qenë drejtor

teknik i Vllaznisë, por për momentin për mua nuk është e mundur. Ky nuk është një refuzim i imi, absolutish­t që jo, por është një zgjedhje e momentit për shkak të disa projekteve dhe synimeve që unë i kam vënë vetes. Do vazhdoj aty ku jam

për të dhënë kontributi­n tim për të arritur qëllimet e mia. Patjetër që roli i drejtorit teknik te Vllaznia ka një peshë të madhe, por momentalis­ht nuk e shoh veten aty ndaj edhe kam vendosur të vijoj në projektet që kam. Unë kam folur disa herë për Vllazninë gjithmonë për të mirën e klubit, nëse është e nevojshme jam i gatshëm për të dhënë mendimet e mia, por vetëm si dashamirës i Vllaznisë dhe asgjë më shumë. Momentalis­ht nuk është në planet që kam. Në të ardhmen, asnjëherë nuk i dihet sepse Vllaznia është shtëpia jonë, por çdokush ka disa qëllime në jetë dhe unë do vijoj t'i plotësoj ato", u shpreh fillimisht Sinani. Nga ana tjetër, si një ish i kuqebluve i uron suksese Suad Licit si administra­tor, me të cilin kanë

qenë shokë skuadre te Vllaznia.

Urimi

"Fillimisht, dua që t'i uroj shumë suksese Suad Licit me të cilin kemi kaluar vite të bukura së bashku. Besoj se do të bëjë më të mirën. Gjithashtu, dua të uroj të gjithë drejtuesit e Vllaznisë që do të jenë në të ardhmen dhe të gjithë lojtarët dhe këdo tjetër që do të jetë pjesë e Vllaznisë. Natyrisht që të gjithë bashkë kanë një mision jo të lehtë, por jo edhe aq të vështirë për ta ringritur Vllazninë sërish në Superiore pas rënies në Kategorinë e Parë. Shpresoj se do të bëjnë më të mirën për skuadrën për t'i rikthyer lavdinë", përfundoi Sinani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania