Panorama Sport (Albania)

Erzeni dhe Korabi nuk dinë të shënojnë, i "trullos" dielli

Shijakasit dhe dibranët barazojnë në miqësore

-

Ndonëse Erzeni ka vetëm një javë që ka filluar fazën përgatitor­e për sezonin e ri, pas miqësores së parë me të rinjtë e Teutës që u mbyll me barazim 11, dje pasdite zhvilloi miqësoren e dytë në stadiumin e vet me rivalin e vjetër, Korabin. Ndeshja u ndoq edhe nga dhjetëra e dhjetëra tifozë të Erzenit që kërkonin për të parë gjendjen e skuadrës së tyre në këto ditë të para të fazës përgatitor­e. Të dyja skuadrat në pjesën e parë futën në lojë disa futbollist­ë titullarë të sezonit të kaluar dhe duhet thënë se ndeshja ishte nën nivelin e mesatar, kjo dhe për faktin e ndikimit të temperatur­ave të larta, për shkak të së cilës u detyruan të freskohen dy ERZENI: Bytyçi, Konduri, Teqja, Pere, A.Kllari, Xhemali, Degavelli, Xhixhiua, Konçi, Topllari, Dragusha. ( U aktivizuan: Mara, Lala, Bejko, Perkuçi, Bregu, Peqini, Taku, E.Troplini, Kacmoqi). Trajner: G.Stojku KORABI: Laço, Dida, Doçi, Osmani, Selishta, Raza, Karaj, Trimi, Kovaçi, Murrja, Kanapari. ( Në dispozicio­n: Prençi, Haka, Veseli, Koçi, Reçi, Shehu, Disha, Muça). Trajner: D.Bubeqi GJYQTARË: F.Lata, F.Behari, K.Lleshi (Durrës)

herë. Loja më tepër u zhvillua në mesfushë ku dy ekipet tentuan që, me anë të kundërsulm­eve, të arrinin të shënonin. Gjithsesi, duhet thënë që në këtë pjesë loje në minutën e 44-t, Erzeni duhet të kalonte në avantazh, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule jashtë. Edhe dibranët mund të kishin shënuar në mesin e pjesës së

parë. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët si zakonisht, për efekt të njohjes së mjaft futbollist­ëve që kanë ardhur për t'u provuar në dy ekipet, bënë ndryshime radikale në formacion dhe duhet theksuar që kjo pjesë loje qe më energjike, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës, ndonëse rastet nuk munguan. Fiqiri Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania