Panorama Sport (Albania)

Dominon Ferrari, Fetel më i shpejti në provat e lira

Formula 1/ Çmimi i Madh i Hungarisë

-

Sebastian Fetel e ka mbyllur me kohën më të mirë sesionin e provave të lira, në prag të Çmimit të Madh Të Hungarisë. Ditën e djeshme, gjermani i Ferrarit regjistroi kohën më të mirë, duke e ndalur kronometri­n në 1' 16" 834 gjatë sesionit të dytë, e duke lenë pas dy pilotët e Red Bull, Vershtapen dhe Riçardo, të cilët shënuan respektivi­sht kohën + 0" 074 dhe 0" 0227. Kohën e katërt më të mirë e regjistroi Raikonen, me një diferencë + 0" 319 nga Fetel. Ndërkohë, pilotët e Mercedes, Hamilton dhe Botas, duket se nuk i menaxhuan ashtu siç duhet gomat " ultrasoft", dhe u dukën shumë larg Ferrarit, ku e mbyllën sesionin e dytë respektivi­sht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Sigurisht që janë thjesht prova të lira, por në kampin e Ferrarit rritet besimi pas rezultatit zhgënjyes që u arrit në Çmimin e Madh të Gjermanisë, vetëm një javë më parë. Fetel, pasi e mbylli sesionin e parë të provave në vendin e dytë pas Riçardos, reagoi duke dhuruar kohën më të mirë në sesionin e dytë. Kjo është një shenjë e dukshme që "kokëkuqja" pritet të jetë protagonis­te kryesore si në provat kualifikue­se, gjithashtu edhe në garë. Por, duhet thënë që Red Bull është një kundërshta­r i rrezikshëm, pasi cirkuiti i Budapestit u shkon shumë për shtat karakteris­tikave të makinës së tyre, dhe kohët e regjistrua­ra nga Vershtapen dhe Riçardo e konfirmojn­ë më së miri këtë fakt. Të dy pilotët e Red Bull duket se i kanë "letrat në rregull", për t'u futur në mes të duelit ndërmjet Ferrarit dhe Mercedesit në garën e së dielës. Tashmë Sebastian Fetel duket se ka një mundësi të artë për të përfituar nga vështirësi­të që po shfaq rivali i tij Hamilton, me gomat "ultrasoft". Ndërkohë, në 10- shen më të mirë arritën të futen edhe Groszho i skuadrës Has, Sainz i skuderisë Renault, Gasli me Toro Roson dhe Oçon i skuadrës Forc India.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania