Panorama Sport (Albania)

Bonuçi, ndërhyn edhe Murinjo

Portugezi e kërkon në Mançester, “Djalli” sheh Kjaer si zëvendësue­s në rast largimi

- Përgatiti: LEDIO NASE

o tani çfarë do bëjë Leonardo Bonuçi? Sepse, dashur pa dashur, mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit ka hyrë në një telash. Do dëshironte rikthimin te Juvja, por tifozët juventinë, në krahun tjetër, nuk duan që mbrojtësi i shitur nga bardhezinj­të vetëm një sezon më parë të rikthehet në Torino: s'duan të harrojnë festimin pas golit në "Allianz Stadium" si kundërshta­r. Është e vërtetë që Juventusi i merr pak në konsiderat­ë fjalët e mbështetës­ve kur bëhet fjalë për të marrë vendime të rëndësishm­e (dje ka pasur një takim mes menaxherit të lojtarit dhe Fabio Paratiçit, drejtorit sportiv të Juves), por fjalët e Marotës me rastin e shortit të kalendarit të Serisë A u dukën të qarta: në atë repart ka lojtarë më tepri dhe fillimisht duhet shitur dikush.

MOU - Rikthimi i Bonuçit te Juventusi nënkuptohe­t mirë nga këndvështr­imi i lojtarit, por nyja e vërtetë e situatës është Matia Kaldara dhe Davide Rugani. Juvja për t'i hapur vendin numrit 19 duhet të shesë, pra, një mbrojtës. Por, për Leon mund të ketë një tjetër "spirale: Zhoze Murinjo është i interesuar të përforcojë repartin e prapavijës dhe për "Djajtë e Kuq" vlerësimi i Leos ( rreth 40- 45 milionë

euro; plus 10 si pagë) nuk do përbënte problem. Madje, për portugezin do ishte zgjidhja më e lehtë: objektivi parësor i trajnerit të Junajtid është Herri Meguajër, qendërmbro­jtësi i Leiçesteri­t, por "dhelprat" i kanë ofruar 25vjeçarit një rritje prej 30 mijë

sterlinash në pagën javore. Sidoqoftë, sipas mediave italiane, ditët e Leos në Milano janë të numëruara.

ZËVENDËSUE­SI - Sipas "La Gazzetta dello Sport", kuqezinjtë po bëhen gati për të afruar një qendërmbro­jtës, jo pak të njohur në Itali, si

"pasardhës" të Leos: bëhet fjalë për danezin Simon Kjaer. Lojtari i Sevijas nuk do ishte një risi për Serinë A, pasi ka luajtur për Palermon e Romën dhe mësohet se është në qendër të vëmendjes së "Djallit" për të qenë zëvendësue­si i kapitenit në prapavijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania