Panorama Sport (Albania)

Zikaltrit të cunguar, Spaleti: Më duhen 23 lojtarë!

I Interit komenton merkaton: Më nevojiten dy futbollist­ë për rol, emrat i dini...

-

Nga merkato kanë ardhur përforcime të rëndësishm­e: De Vraj, Azamoah me parametër zero, më pas Naingolan, Lautaro Martinez e Politano. Skuadra e Interit, megjithatë, nuk është ende e kompletuar. Siç është konfirmuar edhe nga vetë Luçiano Spaleti, në orët e para të ditës së djeshme: "Drejtuesit po punojnë, këto aspekte përcaktohe­n pasi ka nisur përgatitja, - ka dek- laruar trajneri zikaltër. - Jemi njohur me lojtarët e rinj dhe kuptuam që duhet bërë më shumë. Me kalimin e ditëve afron edhe mbyllja e merkatos, situatat ndryshojnë. Një lojtar mund të kuptojë që nuk arrin të luajë në mënyrën e tij dhe gjen një tjetër zgjidhje. Vrsaljko? Për të mbuluar rolet në një skuadër na nevojiten futbollist­ë të tjerë, na duhen 23 lojtarë, dy për rol. Kemi mungesa. Vitin e kaluar më thoshit që ishim të paktë në numër, u përgjigjes­ha që ishim mjaftueshë­m. Këtë vit, me 2-3 ndeshje në javë, ju them se kemi nevojë për më shumë". VIDAL - Prioriteti është mbrojtësi: Sime Vrsaljko, në këtë front, është gjithmonë e më pranë. Por, mund të afrohet edhe një mesfushor dhe emri më i lakuar është Vidal. "Nuk di të them nëse do jetë ai përforcimi, di vetëm që duhet të mbulojmë role me nga dy lojtarë për pozicion, - vijoi Spaleti. - Është e kotë të diskutojmë, jashtë fushe punojnë drejtuesit. Emrat që kanë qarkulluar i dini... ". SARRI - Sot në mbrëmje, ndërkaq, Interi do përballet me Çelsin për "Internatio­nal Champions Cup". Njëkohësis­ht, Luçiano Spaleti do ritakohet me Mauricio Sarrin. Trajneri zikaltër i ka bërë kompliment­a teknikut të ri të bluve, i transferua­r nga Napoli. "Çelsi, duke marrë një trajner të aftë si Sarri, ka fuqizuar idenë e futbollit të përcjellë nga Guardiola te Manchester Siti. Do të kem një arsye më shumë për të ndjekur Premier Ligën. Shihemi nesër (sot) për Çelsi-Inter".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania