Panorama Sport (Albania)

David Silva: Ju rrëfej vitin e errët të jetës

-

David Silva "hap zemrën" dhe tregon vitin më të vështirë të jetës së tij. Mesfushori brilant i Mançester Sitit do të rikthehet të dielën nga pushimet për të nisur përgatitje­n me "qytetarët". Në sezonin e kaluar ai ishte i rëndësishë­m, por për disa kohë iu desh të shkëputej nga skuadra sepse djali i tij Mateo erdhi në jetë përpara kohe. Silva tregon raportin e shkëlqyer me Guardiolën dhe momentin kur ai i tha të largohej dhe t'i qëndronte pranë familjes. Pesë muaj të jetës ai i kaloi në spitalin e Valencias dhe thotë për "Mirror" se Mateo u bë frymëzues për të. "Lajmi i mirë është që im bir nga dita në ditë është më i fortë. Ai duhet të vazhdojë testet mjekësore gjatë kësaj kohe, por situata është e mirë. Koha më e vështirë ka kaluar dhe mund të them që ishte më e vështira e jetës sime. Nuk e prisja kurrë të shihja fëmijën tim që të luftonte me jetën. Ishte një kohë e çmendur. Por e kalova me forcë dhe me mbështetje­n e bashkëshor­tes sime, familjes dhe shokëve të skuadrës. Tani Mateo është shndërruar në inspirim për mua, për mënyrën sesi luftoi dhe ia doli", tregon fillimisht David Silva. Më tej shpjegon disa nga detajet e atyre ditëve të vështira.

"Më duhet të fluturoja nga Anglia në Spanjë për të qenë me tim bir, provoja të stërvitesh­a, të rikthehesh­a sërish në Mançester për të luajtur me Sitin. Nga ana psikologji­ke ishte shumë e vështirë, por më duhet të bëhesha i fortë në mënyrë që t'i transmetoj­a edhe tim biri mesazhin që duhet të luftonte. A më ka ndryshuar? Jo. Sepse unë edhe më përpara e dija mjaft mirë rëndësinë e familjes", thotë spanjolli. GUARDIOLA- David Silva e di shumë mirë çfarë do të thotë futbolli për Pep Guardiolën dhe në muajin dhjetor kalendari ishte shumë i ngjeshur. Ai duhet të ishte pjesë e skuadrës për të ndihmuar shokët. "Kam pasur gjithmonë raport të shkëlqyer me klubin, por në momentin kur Mateo erdhi në jetë përpara kohe, kuptova se çfarë vlerësimi kanë drejtuesit për mua. Ishte koha e Krishtlind­jeve dhe pjesa më e vështirë e sezonit. E dija që i duhesha Pepit për të luajtur. Ishim duke bërë mirë në kampionat, por asgjë nuk ishte vendosur. Të gjithë ishin në garë. Guardiola më takoi dhe më tha se në ato momente nuk kishte asgjë më të rëndësishm­e sesa jeta e tim biri dhe familja. Më tha të merrja kohën e duhur për të qenë me familjen. Në momentin më të vështirë të jetës sime, të gjithë më qëndruan afër. Guardiola është një trajner super, por kur punon me të kupton edhe vlerat që ka si njeri", tregon mesfushori i Sitit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania