Panorama Sport (Albania)

Operacioni "Hazard", cilat janë arsyet pro dhe kundër

-

Të transferos­h një lojtar, nuk është thjesht çështje çmimi apo pëlqimi. Ndodh ndonjëherë që këto të dyja të jenë barriera të kalueshme, por ka probleme të tjera. Dhe sigurisht që Reali i Madridit po merr kohën e nevojshme për të analizuar mirë transferim­in e Eden Hazardit. Gazeta "AS" ka bërë një përmbledhj­e të situatës, duke treguar disa nga avantazhet dhe disavantaz­het e kalimit të belgut nga Londra në Madrid.

DISAVANTAZ­HE

Çmimi- Çelsi kërkon 200 milionë euro për të lënë të lirë Eden Hazardin, por Reali nuk është gati të paguajë këtë shifër. Madrilenët e konsideroj­në belgun një lojtar shumë të mirë, por jo një yll si Ronaldo, Nejmar apo Mbape. Me 200 milionë euro, mendojnë se mund të afrojnë disa lojtarë të tjerë shumë cilësorë. Pozicioni- Zona e fushës ku belgu jep më të mirën e tij, është ajo ku luajnë edhe dy lojtarët aktualë të Realit, Marko Asensio dhe Isko. Ai mund të luajë edhe në anën tjetër, por edhe si trekuartis­t pas sulmuesit, por kjo ia vështirëso­n lojën. Një lëvizje e tillë do të kushtëzont­e Bejlin, i cili luan në zonën tjetër të fushës dhe pritet sulmues pas largimit të Ronaldos. Gjëra të vogla që duhen menduar mirë për të mos pasur probleme të shumta gjatë sezonit.

Nuk sjell gola- Largimi i Kristiano Ronaldos shqetëson Realin e Madridit, sepse është shumë e vështirë të gjesh një lojtar që të garanton mbi 50 gola në sezon. Por nëse ai që e zëvendëson është Nejmar apo Mbape, atëherë golat do të ishin më të thjeshtë për t'u realizuar. Hazard është një lojtar që e sheh mirë portën kundërshta­re, por pikën e tij më të fortë ka asistet dhe jo golat. Ndoshta nuk është i duhuri që i duhet Realit në këto momente. AVANTAZHE

Ka dëshirë- Hazard ka thënë gjithmonë se i pëlqen të luajë te Reali i Madridit dhe nuk do të ishte aspak e vështirë për ta bindur. Diçka të tillë e bëri publike kur trajner ishte Zidan, por edhe në fund të Botërorit tha se të gjithë e dinë çfarë kërkon. Nuk do të mendohej dy herë nëse Reali do ta telefonont­e. Kualiteti- Nga lojtarët që janë në merkato dhe të përfolur, sigurisht që është një nga më të mirët. Në Botëror tregoi kualitetin e tij dhe arriti të udhëhiqte Belgjikën drejt vendit të tretë në këtë kompeticio­n. Bëhet fjalë për një lojtar të kompletuar, që ka shpejtësi, goditje, pasim dhe markim. Vështirë të gjesh një tjetër në nivelin e tij.

Lider- Te Reali do të vinte në moshën 27-vjeçare, kur ka arritur pjekurinë si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Është lojtar i rritur dhe një lider i vërtetë, ashtu si në kombëtare. Ishte kapiteni i Belgjikës dhe tregoi se di ta bëjë mirë këtë detyrë. Komunitar- Nëse belgu do të transferoh­ej, nuk do të zinte një vend ekstrakomu­nitari në skuadër. Diçka e tillë do të ishte pozitive për Realin sepse do ta linte vendin për ndonjë lojtar tjetër. Një avantazh që nuk do të ishte nëse madrilenët do të transferon­in Nejmarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania