Panorama Sport (Albania)

Vit i “çmendur”, Barça shpenzoi 400 milionë €

E ndjekin Siti e PSG-ja, por Barcelona ka shumë... bonuse

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Është abuzuese të thuhet se Barcelona shpenzoi më shumë se 400 milionë euro për të zëvendësua­r Nejmarin ( sepse lojtarët e afruar janë edhe mesfushorë dhe mbrojtës), por është e vërtetë që katalanasi­t kanë nxjerrë nga arkat e tyre një shifër shumë të majme në dy merkatot e fundit. Largimi i braziliani­t drejt PSG-së për 222 milionë euro ishte një nga lajmet më të mëdha në verën e kaluar dhe drejtuesit katalanas morën një mësim se duhet të shpenzonin për të mbajtur yjet në skuadër dhe mbi të gjitha për t'u rikthyer të dominojnë në arenën europiane. Nga vera e kaluar, për të kaluar në merkaton e dimrit dhe në këtë aktualen, janë ekzaktësis­ht 384 milionë euro të shpenzuara, pa përfshirë 90 milionë euro bonuse për skuadrat. Asnjë ekip tjetër nuk ka bërë kaq shumë blerje gjatë kësaj kohe dhe katalanasi­t mbajnë vendin e parë, duke lënë pas Mançester Sitin me 387 milionë (në total, pa bonuse), PSG-në 373 milionë euro dhe Liverpulin 350 milionë euro.

Lojtarët- Në fakt, Barcelona bleu sulmuesin Dembele për të zëvendësua­r Nejmarin dhe shpenzoi 105 milionë euro. Por nuk është ai lojtari më i shtrenjtë i transferua­r gjatë kësaj kohe. Bëhet fjalë për Kutinjon, vlera e të cilit arriti 160 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Më pas vjen goditja e fundit Malkom, me 41 milionë euro dhe 1 bonus, ndërsa Paulinjo,

Lenglet dhe Artur ndjekin listën. Në total, mbi 400 milionë euro të shpenzuara dhe pa arritur të lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve. Por katalanasi­t janë të kënaqur për faktin se këta lojtarë janë pjesë e kontingjen­tit aktual dhe mund të shërbejnë si themelet për të ringritur bazat e sezonit aktual.

 ??  ?? Malkom, blerja më e fundit e Barcelonës
Malkom, blerja më e fundit e Barcelonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania