Panorama Sport (Albania)

Menaxheri i Joakim Lëvit sulmon Ozilin: E ndërtoi ai këtë kaos

-

Mesut Ozil dhe lamtumira e tij nga Kombëtarja gjermane ka bërë shumë bujë, aq më shumë me një letër të gjatë të lëshuar nga vetë futbollist­i ku akuzonte këdo, madje ndihej edhe i vënë në shënjestër për racizëm. Por ky vendim nuk ka kapur të papërgatit­ur vetëm federatën dhe pjesëtarët e saj, por mesa duket edhe vetë trajnerin Joakim Lëv, i cili po pushon këto ditë. Gjithsesi, në lidhje me këtë vendim që ka marrë 29-vjeçari i Arsenalit, është Harun Arslan, menaxheri i trajnerit të përfaqësue­ses, i cili ka dalë në kundërsulm të futbollist­it. "Nëse Ozil po vuan prej të gjithë atij pluhuri që u ngrit ndaj tij, më vjen keq, por edhe Lëv u kap në befasi. Gjithsesi, të takosh vetëm një muaj përpara Botërorit presidenti­n turk, nuk më duket si diçka që ka qenë e rastësishm­e. Prandaj, Mesut Ozil ka qenë i ftuar, por në të njëjtën kohë nuk ka dashur që të shmangë absolutish­t këtë gjë, madje duke i dhuruar edhe fanellën e tij. Dhe jam i bindur kur them që nëse do ta kishte refuzuar këtë takim, nuk është se do të hynte në luftë me dikë. Nuk besoj as që Erdogani e ka detyruar me forcë që ta bënte këtë gjë. Unë e di gjithashtu që Mesut është një person shumë i rezervuar, madje edhe tepër i sigurt në vetvete, duke qenë se edhe Gjermaninë kundrejt Turqisë nuk është se ia detyruan, por ai ishte i bindur 100 për qind për zgjedhjen e tij. Gjithsesi, në fund, edhe letra e tij nuk është se duhet marrë si akuzë direkte apo si kërcënim. Ndoshta ka qenë një shpërthim emocionesh të momentit, ndonëse për foton me Erdoganin ishte ai fajtori".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania