Panorama Sport (Albania)

Leonardo ringjall Milanin legjendar, ofertë Rajkardit

Holandezi do të jetë këshilltar­i i braziliani­t dhe i Gatuzos

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për të rikthyer "Milanin e madh" duhet nisur nga baza e fortë drejtuese dhe fondi "Elliott", që ka marrë në dorë skuadrën, e ka menduar mirë këtë dhe ka nisur të veprojë bindshëm në këtë aspekt, duke emëruar në rolin e drejtorit sportiv dhe ish-trajnerin e "Djallit", Leonardon. Braziliani, me të ardhur në krye të detyrës së re është vënë menjëherë në lëvizje dhe me atë në drejtim, duket edhe sikur goditje të tipit "Higuain" janë mëse të mundshme. Gjithsesi, ideja e Leonardos është e qartë dhe pasi ka ftuar Paolo Maldinin në një post të ri, për të cilin ish-kapiteni legjendar një herë ka refuzuar, por më pas ka vendosur të marrë kohë që të mendohet, lëvizja e radhës së Leos është Frenk Rajkard. Nga Spanja nënvizojnë se drejtori sportiv ka vendosur që të thërrasë në "Milanelo" ish-trajnerin e Barcelonës, për të cilin do të jetë gati një dopio-post. I pari është ai i këshilltar­it personal të Leonardos, duke parë punën e mirë që është bërë edhe te Barça me sektorin e të rinjve, "La Masia" e famshme, në kohën që ai e drejtonte skuadrën katalanase. Por në të njëjtën kohë, Frenk Rajkard, i cili ka fituar gjithçka mundej edhe si futbollist me fanellën e Milanit, do të ishte edhe një nga bashkëpunë­torët më të afërt të trajnerit Xhenaro Gatuzo. Pa dyshim që pushteti ndaj skemave taktike të skuadrës do të ishte i gjithi në duart e "Rinos", por natyrisht që ndonjë ide e Rajkardit mbi lojën nuk do të mungonte. Fundja, Barcelona e madhe lindi me holandezin në krye të pankinës, të mbështetur fort nga idetë e Johan Krujfit, atëherë president nderi te Barcelona. Dhe sigurisht që një ndihmë e tij nuk do t'i bënte aspak keq Milanit, përkundraz­i, me grintën e Gatuzos dhe klasin e Rajkardit mund të prodhohej një futboll fantastik, pse jo si ai i viteve të arta të kuqezinjve. Sipas burimeve spanjolle, kontaktet e para kanë qenë mjaft pozitive, sepse vetë Frenk Rajkard, i cili ka shumë kohë që është shkëputur nga futbolli aktiv dhe i niveleve të larta, besohet se do ta pranojë këtë sfidë dhe shpejt mund të vijë edhe zyrtarizim­i i marrëveshj­es. Sigurisht që, me të në krahun e Leonardos nuk do të pritej si me magji rikthimi i Milanit magjik të tre holandezëv­e (Rajkard-Van Basten-Gulit), por pa dyshim që me figura të këtij niveli, ky Milan i ri do ta niste me frymën e duhur sezonin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rajkard përshëndet­i Barcelonën si trajner pas fitores së Champions-it
Rajkard përshëndet­i Barcelonën si trajner pas fitores së Champions-it
 ??  ?? Rajkard (djathtas) përkrah ish-presidenti­t Silvio Berluskoni, i cili mban trofeun e Kupës së Kampioneve
Rajkard (djathtas) përkrah ish-presidenti­t Silvio Berluskoni, i cili mban trofeun e Kupës së Kampioneve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania