Panorama Sport (Albania)

Kukësi në festë, Gjici u jep 100 mijë € lojtarëve

Klubi pritet që brenda muajit ta zyrtarizoj­ë

- ADELA MERKO

Tirana nuk ka në plan që të ndalet në këtë merkato. Edhe pse ka siguruar 6 afrime, një tjetër është duke u "gatuar". Dëshira e Ze Marias më në fund do të plotësohet. Trajneri kërkoi me ngulm një qendërsulm­ues dhe drejtuesit pasi nisën kërkimet, duket se e kanë gjetur të duhurin. Sigurisht që ende nuk mund të flitet për firmë, megjithatë lajmi i mirë është që e kanë "piketuar" dhe po negociojnë. Mësohet se bëhet fjalë për lojtar afrikan dhe pritet që shumë shpejt Drejtori Ekzekutiv, Hektor Çomo, do të udhëtojë jashtë vendit për të mbyllur detajet e fundit. Nuk bëhen të ditura të dhënat e sulmuesit, e aq më pak emri, pasi fillimisht drejtuesit duan që ta mbyllin marrëveshj­en. Megjithatë, prioriteti është që të afrohet një element i ri në moshë, prej të cilit në një të ardhme mund të gjenerohen të ardhura. Ndaj nuk përjashtoh­et mundësia që të mos i kalojë të 18-at. ALTERNATIV­AT Tirana zyrtarisht ka dubluar çdo repart, madje edhe sulmin. Megjithatë, gjendja e Ngosë vendosi në "alarm" braziliani­n. Rikuperimi i tij mund të kërkojë të gjithë muajin gusht, për të mos thënë edhe një pjesë të mirë të shtatorit. Edhe pa merkato, ofensiva e Tiranës nuk është kurrsesi e varfër. Veç Junus Sentamusë që dëshmoi vlera sezonin e fundit, është edhe Bedri Greca. Klubi pret shumë prej tij, madje ky ka qenë edhe motivi që nuk e lanë që të shkonte te Laçi, edhe pse ata e kërkuan që ta merrnin në huazim për Ligën e Europës. Ai rezultoi një nga surprizat më të mëdha. Edhe pse pa shumë zhurmë, ai u shndërrua në shënuesin më të mirë të skuadrës, duke ia kaluar edhe dyshes Ngo-Sentamu. Por, nuk është i vetmi, pasi klubi ka afruar edhe Dejan Blazhevski­n. Edhe pse mosha e tij të krijon skepticizë­m, të dhënat e para të shtojnë besimin se mund të bëjë diferencën. Veç përvojës, Ze Maria mund të bëjë fare mirë llogaritë edhe me Halilin apo Muçin në ndeshje të veçanta. Madje në kushte emergjence, si "pykë" mund të përdoret edhe vetë Kobina, paçka se është një fantazist tipik.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania