Panorama Sport (Albania)

Çmenduri për Torasën, gati 9 mijë € në muaj

Rrogë marramendë­se edhe për braziliani­n, por s’ka letrat

- ERMAL SIKA

lamurtari, i gatshëm të bëjë çdo çmenduri në merkaton e kësaj vere. Pasi siguroi shtyrjen e administri­mit të klubit edhe për dy vite të tjera, Sinan Idrizi hap “thesin”, ndërsa është i gatshëm që t’i plotësojë trajnerit Ilir Daja çdo kërkesë financiare që lojtarët kanë. Në këto kushte, Idrizi nuk do të kursehet, ndërsa do të jetë dorëlëshua­r për ndërtimin e një ekipi elitar dhe për afrimin e lojtarëve cilësorë. Në këto kushte, “Panorama Sport” zbardh disa nga shifrat që Flamurtari ofron për afrimin e lojtarëve, të cilët janë zbuluar si pista. Duket se listën e kryeson Agustin Torasa. Vlonjatët nuk do të bien aspak nga shuma që argjentina­si përfitonte te Partizani. Vetë Torasa i ka bërë me dije kërkesat e veta, ndërsa Flamurtari ofron për të 9 mijë euro në muaj. Tratativat me mesfushori­n argjentina­s po ecin në rrugë të mbarë dhe me shumë mundësi pritet të ketë një akord brenda kësaj jave, ose maksimumi në fillim të javës që vjen.

KALE - Një shifër të konsiderue­shme financiare Fl-

amurtari e vendos edhe për braziliani­n Elton Kale. Vlonjatët janë të gatshëm që të ofrojnë 7 mijë euro në muaj për Kalenë. Por ditët e fundit ka dalë një problem. Kukësi duket se po bëhet pengesë serioze për transferim­in e Kalesë te Flamurtari.

Duke qenë se braziliani ishte pjesë e Kukësit që prej vitit 2017, duket se verilindor­ët gëzojnë çdo të drejtë mbi lojtarin për të mos e lënë të lirë. Në këto kushte, kjo situatë e ka stepur disi Flamurtari­n. Por vlonjatët nuk janë dorëzuar, pasi vijojnë që ta kenë ende në plane braziliani­n Kale.

PISTA TË TJERA - Flamurtari vijon negociatat edhe me lojtarë të tjerë. Në qendër të merkatos mbetet edhe Ardian Cuculi. Në Vlorë shpresohet se Cuculi këtë herë do të vijë pas refuzimit sezonin e kaluar për shkak se Shkëndija e Tetovës nuk e la të lirë. Pjesë e merkatos është edhe Darko Glishiç. Lojtari nga Maqedonia që është pjesë e Vadarit, po vëzhgohet nga Flamurtari. Ende nuk dihet nëse do të ketë një akord me mbrojtësin e majtë, pasi palët janë në bisedime.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania