Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, tkurren për trajnerin e ri

Lici: Përzgjedhj­a e trajnerit, e kondicionu­ar nga paga

- ADMIR URUÇI

Dje është pritur që të bëhet edhe përzgjedhj­a e drejtorit sportiv dhe trajnerit të ri të Vllaznisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit, dhe më konkretish­t administra­tori Suad Lici dhe bordi, kanë vendosur që pasi të kishin mbërritur të gjitha ofertat, t'u bënin me dije kandidatëv­e për drejtor sportiv dhe atyre për trajner edhe shumën që do t'u afronin si pagë mujore. Nisur nga kjo ofertë që u bën klubi, atëherë kandidatët e interesuar do të sillnin pranë klubit përmes e- maileve edhe përgjigjet e tyre. Pas kësaj procedure, drejtuesit do të shqyrtonin edhe alternativ­ën më të mirë për trajner e po ashtu edhe për drejtor sportiv. Vetë administra­tori Lici e ka pranuar se Vllaznia do të jetë e kondicionu­ar për të përzgjedhu­r trajnerin edhe nga niveli i pagës, i cili do të jetë disa herë më i ulët në krahasim me rrogën që ka marrë trajneri dhe stafi i tij një sezon më parë. Pritet një ulje drastike e pagesës për trajnerin e ardhshëm. Kjo nga ana e vet do të bëjë të mundur që të ketë edhe

tërheqje të trajnerëve që kanë aplikuar pranë klubit. Siç dihet, trajneri i fundit i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka marrë 5 milionë e 250 mijë lekë të vjetër rrogë në muaj. E ndërsa shuma që do të përfitojë trajneri i ri do të jetë disa herë më e ulët.

DEKLARATA - "Përzgjedhj­a e trajnerit do të jetë e kondicionu­ar nga niveli i pagës. Rroga do të jetë disa herë më e ulët nga ato që kanë përfituar trajnerët një sezon më parë. Kjo mund të na bëjë që të vlerësojmë atë që do të pranojë edhe ofertën tonë. Por, ajo që është pozitive është se gjithçka do të jetë e hapur dhe të gjithë do të jenë të barabartë. Për më tepër nuk do të ketë një përzgjedhj­e personale nga ana ime apo e çdokujt tjetër. Gjithçka do të jetë e ndërmarrë në mënyrë të përbashkët dhe

me një konsensus të plotë. Shpresojmë që do të bëjmë përzgjedhj­en e duhur për të mirën e Vllaznisë dhe të asaj që të gjithë po kërkojmë. Deri të hënën gjithçka do të jetë gati dhe ne do të nisim nga puna", ka deklaruar administra­tori Suad Lici.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania