Panorama Sport (Albania)

Teuta mposhtet me tripletë në miqësoren përballë Gjilanit

Skuadra e Shkëmbit pëson humbjen e dytë rresht në Ohër

-

Teuta ka pësuar humbjen e dytë radhazi në miqësore, duke u mposhtur nga Gjilani me rezultatin 3-1. Kjo ishte miqësorja e pestë që bregdetarë­t kanë zhvilluar deri më tani gjatë fazës përgatitor­e, ndërsa kanë regjistrua­r dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi ndeshjen duke hedhur në fushë formacioni­n më të mirë që kishte në dispozicio­n, megjithatë bregdetarë­t vuajtën shumë për shkak edhe të ngarkesës së lartë që kanë marrë gjatë kësaj periudhe në stërvitje. Të besuarit e Pajazitit e nisën mjaft mirë TEUTA - TEUTA U-19 TEUTA - KASTRIOTI TEUTA- SKËNDERBEU TEUTA- FERONIKELI GJILANI - TEUTA

ndeshjen, duke kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Vilfor Hysa, përpara se Ledjon Muçaj të shënonte golin e dytë dhe të qetësisë. Bregdetarë­t luajnë mirë në këto minuta, duke krijuar disa raste për shënim. Gjithsesi, atë që nuk e bëri dot Latifi me shokë e bëri 4-1 4-1 0-0 0-2 3-1

Hidi, Gjorgjevsk­i, Shkalla, Matkoviç, Hakaj, Gashi, Avdyli, Kamara, Kruja, Traore, Latif. ( Vila, Vogli, Bilali, Beqja, Peqini, Lajthia, Ndraxhi).

Bledi Shkëmbi

Edon Sadriu, i cili shënoi golin e tretë duke e vulosur fitoren që në pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi me shumë zëvendësim­e për të dyja skuadrat, me trajnerin korçar që u dha minuta të gjithë lojtarëve të gatshëm. Lorenc Vila ishte lojtari më i mirë në këtë pjesë.

Mesfushori sulmues i dalë nga akademia e Teutës fitoi një penallti, të cilën e ktheu vetë në gol. Kjo ishte rrjeta e dytë për durrsakun në këtë fazë përgatitor­e, që ia rrit edhe më shumë kreditet për të qenë një lojtar titullar. Performanc­a e tij ka qenë mjaft e mirë, duket se ai do të jetë zëvendësue­si ideal i ishkapiten­it Arbër Çyrbja, që u shit te Kukësi. Durrsakët do të vazhdojnë fazën përgatitor­e në Ohër, ndërkohë që pas kthimit në vendin tonë mund të luajnë të tjera ndeshje miqësore. Stafi teknik është i bindur se shumë shpejt lojtarët do të dalin në lojën e tyre, pasi duhet edhe pak kohë që të njohin lojën e grupit. Sezoni i ri pritet t'i gjejë ndryshe nga një vit me parë durrsakët dhe me objektiva për të qenë në vendet e para të klasifikim­it. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania