Panorama Sport (Albania)

Cungu: Po përgatitem­i edhe për penallti, presioni mbi rivalin

-

90 minuta në Baku do të duken shumë të gjata për Kukësin, por mund të rezultojnë edhe historike. Sepse të besuarit e Armando Cungut kanë shpresa dhe shanse reale për të bërë mrekullinë dhe për t'u rikthyer me një kualifikim në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Dhe trajneri i skuadrës verilindor­e e pranon që do t'i luajnë shanset, sado të vogla që janë. Rezultati 00 në sfidën e parë i jep avantazh Kukësit sepse nuk ka pësuar gol në shtëpi, por Karabaku i Agollit është një ekip shumë i fortë. Në një prononcim për "SuperSport", Cungu thotë se skuadra duhet të tregojë karakter. Besimi - "Për aq kohë sa rezultati është 0-0, kjo të jep shpresë për kualifikim­in. Një gol të jep shumë shpresë, por brenda një 90 minutëshi mund të ndodhin shumë situata loje. E rëndësishm­e është që ekipi të luajë me dëshirën dhe karakterin e ndeshjes së parë. Pavarësish­t se kundërshta­ri kuotohej dukshëm si favorit, asgjë nuk mund të na ndalë të zbresim në fushë dhe ta provojmë. Në ndeshjen e parë ekipi luajti mjaft mirë. Tani, pse jo mos ta provojmë edhe atje dhe të luajmë për kualifikim".

Vlerat e Kukësit- "Kukësi nuk ia dha mundësinë Karabakut të bënte shumë gjëra. Rivalët janë i njëjti ekip që vjet luajtën në Champions, duke barazuar dy herë me Atletikon e Madridit, ndërsa me Romën barazuan një herë dhe humbën në ndeshjen tjetër 2-1. U duhet dhënë më tepër vlerë lojtarëve të Kukësit, që nuk i dhanë mundësi këtij kundërshta­ri për të na goditur".

Me këmbë në tokë- "Vetë rezultati të jep mundësinë dhe na kërkon të jemi të kujdesshëm, si bëmë në Valeta, por edhe në Shkodër. Duhet të jemi shumë të thjeshtë në lojë dhe është e rëndësishm­e të kemi shpinën të nxehtë për të mos u goditur. Do të kërkojmë të kemi pak më tepër mundësi, të mos kemi elektrizim­in si në ndeshjen e Shkodrës, ku shfaqëm nervozizëm në finalizimi­n e aksioneve".

Rexhinaldo- "Ardhja e Rexhinaldo­s është një vlerë më tepër dhe një ndihmë më tepër për Kukësin, në Europë dhe në kampionat. Këto ditë do të shohim nëse do të jetë i aftë të përballojë ndeshjen. Në ndeshjen në Azerbajxha­n do të jetë pjesë e grupit dhe sado pak kontributi i tij mund të jetë i vlefshëm në minuta të caktuara. Përgjithës­isht, lojtarët janë në gjendje të mirë. Mund të kemi ndonjë problem viroze, por së bashku me stafin mjekësor po punojmë që të gjithë të jenë prezentë, sepse nevojitet kontributi i të gjithëve".

Penalltitë- "Patjetër që po përgatitem­i dhe t'i provojmë edhe të shkojmë te penalltitë, është mëse normale pas rezultatit të parë. Nisemi të barabartë dhe jemi gati për çdo gjë".

Presioni- "Nuk duhet të kemi presionin e ndeshjes me Valetën, ku patëm ngërç psikologji­k sepse cilësohesh­im favoritë. Është shumë e rëndësishm­e të jemi të qetë, presioni është te kundërshta­rët sepse ata cilësohen favoritë dhe duhet të dimë ta shfrytëzoj­më këtë presion psikologji­k të Karabakut dhe ta kthejmë në favorin tonë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania