Panorama Sport (Albania)

Shehi: Te Hajduku isha pa fat, ja pse zgjidha Kastriotin

Mbrojtësi debutoi me gol në miqësore me skuadrën krutane

-

Ndonëse miqësore, Dajan Shehi e nisi me gol debutimin e tij me fanellën e Kastriotit. I huazuar nga Teuta te krutanët, qendërmbro­jtësi flet për gazetën "Panorama Sport" në lidhje me aventurën e tij të re në Krujë, synimet personale, por edhe për sezonin në tërësi, ku deklaron se Kastrioti do t'i arrijë objektivat sezonale. "Kam pasur disa oferta në fakt, madje dy nga Superiorja, të dyja skuadra me emër të madh, por edhe nga Kosova e Maqedonia, por vendosa të zgjedh Kastriotin, pasi më bindi projekti i kësaj skuadre, plus që dua të marr edhe minuta më shumë", thotë ndër të tjera mbrojtësi Dajan Shehi në intervistë­n e tij.

Si ju shkoi aventura në Kroaci?

Aventura te Hajduku shkoi si shkoi, ishte fati im i keq, duke qenë se pati ndryshime në staf dhe gjërat nuk shkuan ashtu si unë i prisja. Megjithatë u ktheva me kokën lart.

U rikthyet në Shqipëri, u huazuat direkt te Kastrioti,

përse kjo zgjedhje?

Kam pasur disa oferta në fakt, madje dy nga Superiorja, të dyja skuadra me emër të madh, por edhe nga Kosova e Maqedonia, por vendosa të zgjedh Kastriotin, pasi më bindi projekti i kësaj skuadre, plus

që dua të marr edhe minuta më shumë.

A jeni përshtatur me skuadrën e re?

Jemi një skuadër e re në moshë, por kryesorja është që të gjithë janë lojtarë të talentuar dhe djem të mirë, çka më ka bërë që të përshtatem direkt, që në ditët e para.

Si e shikoni kontingjen­tin që ka Kastrioti, a mendoni se do arrihen objektivat me këtë grup lojtarësh?

Është ende shpejt të flasim për objektiva, megjithatë mendoj se kemi një grup të mirë. Mendoj që për të krijuar konkurrenc­ë në çdo repart, ekipit i duhen dhe 23 përforcime të tjera, e në këtë mënyrë edhe arritja e objektivit do të ishte më e lehtë, pavarësish­t se jam i bindur që edhe po nuk u bënë të tjera afrime, ne do t'ia dalim edhe kështu.

E nisët me gol me Kastriotin,

besoni se do shënoni dhe në ndeshje zyrtare? Ndonëse në miqësore, u ndjeva mirë pasi shënova, kjo pasi fillimi i mbarë është pozitiv edhe për vazhdimësi­në. Pavarësish­t se nuk jam sulmues, uroj të shënoj edhe në kampionat për të ndihmuar skuadrën.

Ju penalizon fakti që nuk do të luani në stadiumin e Krujës?

Futbolli për tifozët luhet dhe më vjen pak keq për këtë, pasi jo të gjithë kanë mundësi të zbresin në Fushë-Krujë për të ndjekur skuadrën e zemrës, pavarësish­t se distanca është e afërt. Megjithatë, besoj që s'do të mbesim jetim, pasi krahas krutanëve që do vijnë, nga sa kam dëgjuar, në Fushë-Krujë Kastrioti gëzon mbështetje të gjerë. Kështu që s'do të ndihemi të braktisur. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania