Panorama Sport (Albania)

Një peruan për Besën, Lima firmos për 5 vite

Deri të mërkurën do të nënshkruaj­në të gjithë lojtarët

- FERIZ FERIZAJ

esa ka nisur të hedhë hapat konkretë përsa i përket ekipit që po ndërton për sezonin e ardhshëm. Skuadra kavajase synon të afrojë lojtarë cilësorë, me objektivin për t'u ngjitur në Superiore. Gjatë ditëve të fundit, grupit që drejtohet nga Gentjan Begeja i janë bashkuar shumë lojtarë dhe me ta është arritur akordi për të luajtur me Besën në kampionati­n e ardhshëm. Por, vetëm dje ka nisur zyrtarizim­i i afrimeve. Futbollist­ët kanë nisur nënshkrimi­n e kontratave me presidenti­n Nexhat Bizhdili. Dhe i pari që ka hapur siparin e firmosjes së kontratave është peruani Karlos Lima

PERUANI - Pas miqësores së fundit ndaj Lushnjës të fituar 1-0, ka ardhur edhe zyrtarisht firma e peruanit Karlos Lima. Në firmosjen e kontratës merrte pjesë menaxheri i tij, Anxhelo Suta, ish-kapiteni i Luzit 2008 dhe aktualisht trajner i Gramshit, së bashku me presidenti­n Bizhdili. Peruani që luan si mesfushor qendre është i datëlindje­s 2000 dhe vjen

nga klubi peruan Lima. Presidenti Bizhdili i ka afruar Karlos Limës një kontratë me afat 5-vjeçar, për të cilën të dyja palët kanë rënë dakord. 18- vjeçari ka bindur stafin gjatë këtyre ditëve dhe në këtë mënyrë i është ofruar një kontratë afatgjatë nga presidenti

Bizhdili. Drejtuesit kavajas kanë bërë të ditur se do të investojnë shumë përsa i përket elementit të ri. Deri të mërkurën, kur pritet që Besa të udhëtojë drejt Pogradecit, do të jenë firmosur të gjitha kontratat me futbollist­ët. Asnjë lojtar pa kontratë nuk do udhëtojë për në fazën përgatitor­e. Gjatë këtyre ditëve do të zyrtarizoh­en edhe afrimet e tjera. Trajneri Gentjan Begeja së bashku me presidenti­n Nexhat Bizhdili e kanë deklaruar në disa raste se objektivi i kavajasve në kampionati­n e ardhshëm do të jetë ngjitja në Superiore. Ndërkaq, financat janë të sigurta dhe angazhimi është maksimal. Në fazën përgatitor­e në Pogradec, ekipi ka parashikua­r që të luajë edhe disa ndeshje miqësore, ku do të shihet forma e lojtarëve. Kavajasit do të luajnë kryesisht me ekipet afër Pogradecit.

 ??  ?? Karlos Lima (mes) së bashku me menaxherin Anxhelo Suta dhe presidenti­n e Besës, Nexhat Bizhdili gjatë prezantimi­t të djeshëm
Karlos Lima (mes) së bashku me menaxherin Anxhelo Suta dhe presidenti­n e Besës, Nexhat Bizhdili gjatë prezantimi­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania