Panorama Sport (Albania)

Çanit i bëjnë zbor në vapë, Gega: Mjaft me sekserët!

Trajneri: Nikoliçin e hoqa unë, ja e vërteta me Souenë

-

Edgar Çani është duke kaluar një nga momentet më delikate të karrierës së tij. Nuk është hera e parë, sepse vuajtjet e kanë shoqëruar thuajse gjithnjë, duke filluar që nga dëmtimet e rënda, deri te klubet në prag falimenti, si Specia. Këtë herë është ndryshe. Ai u prit si hero sezonin e kaluar te Partizani, me shpresën e madhe që së bashku me të, të kthehej titulli kampion. Asgjë nuk funksionoi. Qendërsulm­uesi vuajti një dëmtim që e mbajti jashtë fushave më shumë se gjysmën e sezonit dhe në fund e mbylli me vetëm 1 gol. Partizanit i sosi durimi dhe vendosi të "divorcohej" me blerjen më të bujshme që ka bërë prej rikthimit në Superiore. Por, ja që edhe divorci është i vështirë, sepse kot nuk thonë që sa më e madhe të ketë qenë dashuria, aq më e fortë është dhimbja. Pa le pastaj kur mendon se në mes janë edhe një mal me para (afro 400 mijë euro).

STËRVITJE NË PIKUN E VAPËS

"Alo, Edgar! Duhet të paraqitesh sot në stërvitje në orën 10:00. Klubi kështu ka vendosur. Do jesh vetëm ti dhe përgatitës­i atletik". Ky ka qenë pak a shumë komunikimi që i bëri klubi sulmuesit dje në orët e para të mëngjesit. Çani nuk kundërshto­i. "Panorama Sport" mësoi se sulmuesi është paraqitur fiks në orar për stërvitje, që u zhvillua në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë. Lojtari është habitur kur ka mbërritur aty. Nuk ka gjetur asnjë lojtar tjetër, por vetëm përgatitës­i atletik Jovanoviç. Ai i ka komunikuar se kishte porosi nga drejtuesit që ta trajnonte lojtarin në mënyrë të veçuar. Më pas ka nisur seanca e gjatë, e lodhshme dhe mbi të gjitha në pikun e vapës. Lojtari ka zbatuar urdhrat dhe e ka përfunduar seancën deri në fund. PRESIONI

Partizani i ka kërkuar Çanit që të largohet, pasi nuk e ka më në planet e veta, por lojtari ka refuzuar të prishë kontratën që i skadon pas një viti. Klubi i ka provuar të gjitha mënyrat që të gjejë gjuhën e përbashkët, por kur e ka parë që sulmuesi është i vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj pune, atëherë, me sa duket, ka vendosur t'ia bëjë jetën të vështirë Çanit. Ky i fundit ua ka bërë të qartë drejtuesve se ka vetëm dy mënyra për ta larguar: të shlyhet për pjesën tjetër të kontratës, ose të përfundojn­ë në gjyq. Kjo ka një kosto të lartë financiare për "demat", të cilët kanë vendosur që të ndjekin linjën "e hekurt" ndaj Çanit, duke e bërë atë shembull edhe për të tjerët që do të guxojnë të sfidojnë klubin e kuq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania