Panorama Sport (Albania)

MasatMasat përpër jetënjetën e natës,natës, gjobagjoba 1 mijëmijë euroeuro tete TiranaTira­na

Jeta e natës dhe rrjetet sociale në fokus, kërkohet përpikëri në stërvitje dhe uniforma

- ADELA MERKO

Rregulla strike te Ti rana. Ashtu si ka ndodhur gjithnjë, edhe ky sezon do të shoqërohet me gjoba. Askush nuk mund t'ia hedhë paq të bardheblut­ë, nëse thyen rregullore­n e brendshme të përpiluar nga klubi. Kryeqyteta­sit ëndërrojnë titullin e munguar prej 10 vitesh dhe, që t'ia dalin, duhet që gjithçka të shkojë në perfeksion. Toleranca për futbollist­ët do të jetë "zero". Gazeta "Panorama Sport" zbulon disa nga pikat që janë përfshirë në rregullore­n e sezonit 2018-2019. Dhe duhet thënë që penalitete­t nisin nga 2 euro dhe shkojnë deri në 1 mijë euro. Në fund, paratë e grumbullua­ra do të shfrytëzoh­en për kauza të caktuara. Që do të thotë, do të vihen në shërbim të vetë ekipit, por do të shkojnë edhe në bamirësi. Vendimi tashmë është marrë, ndaj e vetmja gjë që pritet është që lojtarët të jenë të kujdesshëm në regjim, orare dhe deklarata. MASAT

Vonesat do shoqërohen me gjoba. Nëse një lojtar paraqitet një minutë më vonë në stërvitje, do paguajë 2 euro. Nëse ajo ndodh një ditë para ndeshjes ose ditën e ndeshjes, atëherë do u shtohet edhe dy euro të tjera, pra 4 euro. Jeta e natës do të jetë në survejim. Lojtarët duhet të mos e kalojnë orën 24:00. Në të kundërt, gjobat variojnë nga 500 euro deri në 1 mijë euro. Shuma rritet në varësi të përsëritje­ve. Jo vetëm në stërvitje apo ditën e ndeshjes, por edhe evente të caktuara ka kod veshjeje. Lojtarët duhet të vishen me bazën materiale të dhënë prej klubit. Nëse ndonjëri

shkel rregullin, gjoba shkon nga 500 në 1000 euro. Kërkohet kujdes në postimet e bëra në rrjetet sociale apo deklaratat në media, në të kundërt gjoba nis nga 500 deri në 1000 euro. E fundit ka të bërë me "sëmundjet e parapritur­a". Nuk do të tolerohen

mungesat në moment të fundit. Për çdo problem shëndetëso­r apo fizik, lojtarët duhet të njoftojnë mjekët dhe më pas do të bëhen kontrollet e rastit për të verifikuar shqetësimi­n, në të kundërt vlen e njëjta gjobë si më sipër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania