Panorama Sport (Albania)

Koliçi: Si i refuzova grekët për të ardhur në Vlorë

Portieri kuqezi: Nuk jemi kompletuar, por shumë shpejt do jemi gati

-

Enea Koliçi është rikthyer në Vlorë pas pesë vjetësh. Portieri nga Pogradeci që më shumë eksperienc­ën e ka në kampionati­n grek, e njeh mjaft mirë kampionati­n shqiptar, pasi ka pasur aventura edhe më parë te Flamurtari dhe së fundmi te Kukësi. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", portieri Koliçi shprehet i lumtur për rikthimin në Vlorë. Portieri pranon edhe bisedimet me klubin grek, Apollon Smirnis, por thotë se gjërat nuk shkuan siç duhet dhe ai vendosi të rikthehej te Flamurtari. "Kam ardhur në një ambient që e njoh shumë mirë. Jam shumë i lumtur që rikthehem te Flamurtari dhe jam shumë i lumtur që më jepet ky shans që të jem

përsëri pjesë e këtij klubi. Kam pasur një ofertë nga Apollon Smirnis, por nuk shkuan gjërat ashtu siç e kishim menduar, kështu që vendosa të rikthehem te Flamurtari. Ajo që ka rëndësi është që unë mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë personalis­ht. Është zgjedhja më e mirë që unë mund të bëja për kampionati­n shqiptar

dhe jam shumë i lumtur", tha fillimisht Koliçi. GRUPI- Portieri Enea Koliçi deklaron se Flamurtari ka një grup të mirë lojtarësh. Sipas tij, vlonjatët kanë lojtarë me eksperienc­ë dhe që bëjnë diferencën. Portieri thotë se faza përgatitor­e do të ndikojë pozitivish­t tek ekipi. "Për momentin, ekipi nuk është i kompletuar 100 për qind, por unë

mendoj se shumë shpejt kjo gjë do të ndodhë. Flamurtari ka një grup të mirë lojtarësh që mbyllën sezonin e shkuar, por edhe afrimet besoj se janë shumë të goditura. Janë afruar lojtarë me eksperienc­ë dhe që do t'i bëjnë ekipit mjaft punë. Faza përgatitor­e në Greqi do të na japë shumë mundësi për t'u lidhur me njëri-tjetrin, për t'u njohur dhe për të bërë më të mirën për Flamurtari­n. Ekipi do të jetë në rrugë të mbarë dhe besoj se grupi do të ambientohe­t shumë shpejt për të pasur rezultatet e duhura gjatë sezonit", u shpreh gardiani.

OBJEKTIVI- Portieri Enea Koliçi deklaron se objektivat e Flamurtari­t janë madhorë. Por, sipas Koliçit,

gjërat duhet që të merren me radhë. "Dihet që Flamurtari është një klub me traditë dhe me një tifozëri që kërkon shumë. Klubi nuk është se na ka vendosur objektiva, por natyrisht që ne si lojtarë i kemi të qarta. Ne duhet që të japim maksimumin tonë për të arritur rezultatet dhe objektivat që duam", përfundoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania