Panorama Sport (Albania)

Stadiumi “zjarr”, Nexhipi: Ia dalim me Karabakun

"I njoh mjaft mirë, me Rexhinaldo­n të kompletuar"

- SKERDILAID SULOZEQI

Për Kukësin është "ndeshja e jetës", nëse ia del të kualifikoh­et, ndërkohë që e tillë është edhe për zerot. E si për ta vërtetuar këtë gjë, mediat në Azerbajxha­n kanë raportuar rreth shitjes së biletave. Deri dje, raportohej të ishin shitur 18 000 bileta. Pra, një interesim i jashtëzako­nshëm dhe i pakrahasue­shëm me praninë e tifozëve në stadiumin "Loro Boriçi" në...

Për Kukësin është "ndeshja e jetës", nëse ia del të kualifikoh­et, ndërkohë që e tillë është edhe për zerot. E si për ta vërtetuar këtë gjë, mediat në Azerbajxha­n kanë raportuar rreth shitjes së biletave. Deri dje, raportohej të ishin shitur 18 000 bileta. Pra, një interesim i jashtëzako­nshëm dhe i pakrahasue­shëm me praninë e tifozëve në stadiumin "Loro Boriçi" në takimin e parë. Një që e njeh mjaft mirë atmosferën se çfarë ndodh nga aq shumë të pranishëm, është Nderim Nexhipi. Ish- mesfushori i Karabakut, në një intervistë për "Panorama Sport", ka treguar jo vetëm sekretet e azerëve, por edhe optimizmin se si mund t'i dilet mbanë në një "ferr" të tillë.

Kukësi luan takimin më të rëndësishë­m ndaj ishekipit tuaj, çfarë prisni?

Është një ndeshje e veçantë për ne të gjithë. Do të luajmë para 20- 25 mijë tifozëve. E dimë që do të jetë e vështirë në Baku, pasi Karabaku do ketë mbështetje të madhe. Ndeshjen e parë e mbajtëm shumë mirë dhe po shkojmë në Baku me shumë vetëbesim, pasi nuk kemi çfarë të humbim. E kam thënë që Karabaku është favorit, por sidoqoftë ne kemi kualitet për të shënuar gol e për të bërë shumë mirë. Lojtarët besojnë në veten e tyre dhe në forcën e grupit. Gjithashtu, ne të gjithë kemi besim se mund të bëjmë shumë mirë ditën e mërkurë.

Pritët shumë miq nga Karabaku, çfarë ju thanë mbas ndeshjes? A u surprizuan nga Kukësi?

Mbas shumë viteve, takova shumë njerëz dhe ishin pikërisht ata që më afruan te Karabaku. Nga pritja dhe nga gjithçka që ne ofruam këtu si shtëpiakë, ata u kënaqën. Ata prisnin të fitonin, por panë një Kukës të fortë, kështu që janë të vetëdijshë­m që me një gol mund t'iu hapet shumë punë.

Rezultati 0-0 është i mirë për Kukësin, por duke parë që ndeshjen e dytë Karabaku e luan në Baku, a ka ndonjë shans Kukësi të kalojë azerët?

Ne nuk arritëm të pësonim në ndeshjen e parë, por nuk arritëm as të shënonin. Do ishte shumë mirë sikur të shkonim në Baku me rezultatin 1-0. Por, sidoqoftë unë them që ekipi mund të shënojë gol dhe mund të marrim një rezultat të mirë, e ta kalojmë Karabakun. Të gjithë besojmë, që nga presidenti e deri te lojtari i fundit që është në fushë. E dimë të gjithë forcën e Karabakut, por ne besojmë që mund t'ia dalim.

Çfarë tha mbas takimit të parë miku juaj, Ansi Agolli?

Nuk arrita të bisedoja shumë me Ansin, pasi mua

m'u desh që të lëvizja shumë shpejt jashtë vendit, por do kemi kohë të takohemi në Baku. Siç e dimë dhe vetë Ansi e theksoi që "ndaj Kukësit nuk e patëm të lehtë, kështu që të presim ndeshjen e dytë".

Duke njohur tifozërinë dhe forcën e Karabakut në shtëpi, çfarë këshillash i keni dhënë Cungut dhe lojtarëve?

Do bëjmë çmos ta ndalojmë dhe ta kalojmë Karabakun. E njoh mirë ekipin, e së bashku me trajnerin e me të gjithë ekipin do bëjmë të pamundurën për të kaluar. E njoh

mirë trajnerin e tyre Kurbanov, por dhe ekipin, të cilët janë rritur shumë në vitet e fundit. Kam shumë besim te lojtarët dhe shpresoj që do ta befasojmë kundërshta­rin atje. Cungut dhe lojtarëve u kam thënë që na pret një ndeshje e nxehtë, pasi e dimë që ata do hidhen në sulm për të na shënuar. Por, siç është gjë e keqe, njëkohësis­ht është dhe e mirë kjo gjë, pasi ne do bëjmë lojën tonë dhe do zbatojmë idetë dhe strategjin­ë tonë për t'ju kundërpërg­jigjur atyre, duke i befasuar. Me Rexhinaldo­n jemi më të kompletuar, paçka se ai nuk është në

formën më të mirë të tij.

Mediat dhe ambienti sportiv atje e kanë vënë në dukje që një ish-lojtar i tyre, por tashmë në rolin e drejtuesit i ndali në Shqipëri dhe iu kërcënon të ardhmen europiane. Juve, si ju është dukur kjo gjë dhe a keni ndier vlerësim nga miqtë azerë?

E di që ka pasur interes, por mendoj që interesat e ndeshjes e thyejnë këtë fakt. Më bëhet qejfi dhe natyrisht që jam ndier i vlerësuar për interesin e tyre për Kukësin e për të gjithë ne si pjesëtarë të tij. Kam luajtur atje për një vit

e gjysmë dhe kam shumë miq.

Si është situata në ekip pas marrjes së premios?

Atmosfera është shumë e mirë në ekip. Pas Valetës, presidenti dha shpërblimi­n që kishte premtuar, por ta dini që te Kukësi nuk ka probleme të tilla. Sigurisht që mbas kësaj, suksesit të turit të parë e të ndeshjes së parë ndaj Karabakut, çdo gjë shkon shumë mirë. Atmosfera dhe klima në ekip janë mjaft të mira, motivimi është shumë i madh, e kjo do jetë një shtysë shumë e madhe për të arritur objektivat.

 ??  ??
 ??  ?? Nexhipi, duke i uruar mirëseardh­jen në Shqipëri Ansi Agollit në ndeshjen e parë
Nexhipi, duke i uruar mirëseardh­jen në Shqipëri Ansi Agollit në ndeshjen e parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania