Panorama Sport (Albania)

Kaos te Vllaznia, Lici: Nuk e di kur fillon puna

"Kemi pasur shumë kandidatur­a, jemi në fazën e përzgjedhj­es"

- ADMIR URUÇI

Nuk ka ende "tym" të bardhë te klubi i Vllaznisë për sa i përket përzgjedhj­es së drejtorit të ri sportiv e trajnerit të skuadrës. Pritej që dita e parë e kësaj jave të shoqërohej me emërimet e reja te Klubi i Futbollit Vllaznia, por në fakt duket se nuk do të ndodhë kështu. Drejtori i ri sportiv dhe trajneri i ri janë ende dy pozicione pa emra të zgjedhur dhe kjo duket se ka ardhur nga mungesa e një mbledhjeje mes administra­torit Lici dhe Këshillit Mbikëqyrës të Klubit. Të paktën këtë gjë ka deklaruar dhe vetë kryebashki­akja Voltana Ademi. E pranishme në një aktivitet tjetër sportiv pasditen e së dielës në Velipojë, ajo është pyetur se kur do të fillojë puna te Vllaznia dhe ajo ka dhënë këtë përgjigje. "Shpresojmë që do të veprojnë me shpejtësi për sa u përket emërimeve të reja. Por kjo është në duart e klubit dhe drejtuesit e saj". Në mungesë të zgjedhjes së këtyre dy drejtuesve të rinj, skuadra shkodrane ende nuk mund të nisë punë. Duket se është thjesht çështje orësh miratimi dhe emërimi i tyre, por gjithsesi ditët dhe orët kalojnë. Skuadrat e tjera kanë filluar të tentojnë sërish marrjen e ndonjë lojtari cilësor që ka mbetur te Vllaznia dhe përpjekja e fundit

është ajo që po bëjnë Skënderbeu dhe Partizani për të marrë mesfushori­n Ardit Krymi. Ky i fundit pret të ulet në bisedime me drejtuesit e klubit për të sqaruar pozicionin e tij, por deri tani nuk e ka bërë. Shpresat janë që çdo

gjë të marrë zgjidhje shumë shpejt dhe të gjithë ata që do të jenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri, të nisin punën për rikthimin e skuadrës aty ku i takon.

Administra­tori - Situata te Vllaznia nuk është aq e lehtë sa mendohet. Klubi ka hyrë në fazën e shqyrtimit dhe përzgjedhj­en e kandidatur­ave për drejtor sportiv dhe rolin e trajnerit. Administra­tori Suad Lici, i pyetur në lidhje me mbarëvajtj­en e punës te skuadra shkodrane, ka thënë: "Për momentin nuk mund të them diçka konkrete. Jemi në fazën e përzgjedhj­es së njerëzve dhe kandidatur­ave për rolin e drejtorit dhe trajnerit. Një fazë shumë e vështirë dhe punë voluminoze. Nuk është aq e lehtë sa e mendojnë njerëzit, pasi kemi mbi shpatulla fatin e Vllaznisë". I pyetur në lidhje me kërkesat dhe afrimet, ai tregon se ka pasur shumë interesim. "Ka pasur shumë interesim dhe prurje në klub. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa kandidatur­a na kanë ardhur. Emra konkretë? Nuk do të ishte e ndershme që unë të shprehesha dhe të evidentoja ndonjë emër në lidhje me kandidatët e tjerë që janë në garë". I pyetur në lidhje me çështjen delikate se kur do të nisë Vllaznia nga puna, Lici tregon se nuk ka një datë fikse. "Nuk mund të them një datë fikse, pasi jemi në fazën përzgjedhë­se për momentin"", ka mbyllur ai.

 ??  ?? Ze Ze Maria Maria vendos vendos rregulla rregulla spartane, spartane, 4 euro minuta kush kush vonohet vonohet në në stërvitje stërvitje
FQ. 9
Ze Ze Maria Maria vendos vendos rregulla rregulla spartane, spartane, 4 euro minuta kush kush vonohet vonohet në në stërvitje stërvitje FQ. 9
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania