Panorama Sport (Albania)

Shfryn Gega: Sekserët duan të përfitojnë nga Partizani

"Soue nuk më është propozuar, Eghan po, Nikoliçin e largova"

- ILIR CARA

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka thyer heshtjen duke komentuar zërat e fundit të merkatos. Në një prononcim për "Panorama Sport", Gega fillimisht ka folur për zërat që shohin ish- sulmuesin e Skënderbeu­t, Ali Soue, te Partizani për sezonin e ardhshëm. Emri i golashënue­sit më të mirë të kampionati­t të shkuar qarkullon prej dy ditësh në kampin e kuq si një alternativ­e që i është propozuar drejtorit Olsi Rama. "Dua të sqaroj se si trajner i Partizanit sugjerimet për lojtarë të ndryshëm i marr vetëm nga klubi dhe jo nga media dhe agjentët e tyre, të cilët për interesa të tyre lakojnë emra futbollist­ësh. Sa i përket rastit të ish- sulmuesit të Skënderbeu­t, Ali Soue, dua të sqaroj se mua si trajner as nuk më është propozuar dhe as që e kam refuzuar. Propozimet i marr vetëm nga klubi, gjë e cila nuk më ka ndodhur në rastin në fjalë. Ndaj, gjithë zhurma për këtë rast bëhet nga ata që kanë interesa direkte me lojtarin. Praktika e afrimit të lojtarëve nën drejtimin tim funksionon kështu: klubi ma propozon dhe jam unë në fund ai që vendos. Për Souenë nuk ka ndodhur kjo praktikë", ka thënë fillimisht Gega.

Malazezi - Një nga lojtarët që qëndroi për një muaj te skuadra e kuqe ishte edhe sulmuesi malazez, Stefan Nikoliç, pas paraqitjev­e të dobëta me të kuqtë në ndeshjet e Europa Ligës. "Edhe sa i përket largimit të Nikoliçit, kam qenë unë ai që kam vendosur që të zgjidhim marrëveshj­en. Lojtari m'u ofrua nga klubi, me shpresën se do të tregonte diçka, por duke mos pasur shumë kohë në dispozicio­n, nuk u testua si duhet. Pasi u pa në stërvitje për disa ditë me radhë, plus hapësirën që pati në Ligën e Europës, unë i propozova klubit që të zgjidhte

marrëveshj­en me Nikoliçin, pasi nuk ishte për Partizanin, ndonëse shpresuam dhe duruam shumë gjatë periudhës që ishte me ne. Një gjë duhet ta dinë të gjithë, se sa të jem trajner i skuadrës, në ekip do të ketë vend vetëm për ata që e justifikoj­në fanellën legjendare të Partizanit. Jam në funksion të Partizanit, jo të atyre që për interesa personale duan të përfitojnë nga Partizani", ka vazhduar trajneri i të kuqve.

Eghan - Një tjetër emër lojtari më të cilin të kuqtë kanë

qenë në bisedime ditët e fundit është edhe ai Shadrah Eghan, i cili ka luajtur me Tuenten. Trajneri i të kuqve ka pranuar se ganezi i është propozuar për ta pasur në ekip. "Është e vërtetë që ky lojtar më është propozuar nga klubi, por po e shohim me kujdes se si është situata e tij aktuale. Për momentin nuk kemi marrë asnjë vendim. Të gjitha të tjerat që fliten janë jozyrtare. Njerëz të ndryshëm flasin për interesat e tyre, por gjërat do të ndryshojnë edhe në këtë drejtim.

Fusha është testi më i mirë, pasi aty shihen gjërat qartë. Dhe nëse dikush nuk jep atë që në presim, do të jem unë që personalis­ht do të marr vendimin pa marrë parasysh kostot. Nuk mund të presim pafundësis­ht, pasi çdo gjë ka një kohë të caktuar", ka thënë trajneri.

Akuzat - Në mbyllje të deklaratës së tij, tekniku i të kuqve ka hedhur edhe akuza në lidhje me menaxherë të ndryshëm që duan të përfitojnë. "Në Shqipëri ka më shumë menaxherë dhe sekserë që duan të përfitojnë dhe për qëllimet e tyre shfrytëzoj­në çdo burim të rremë për ta nxjerrë të vërtetë. E vërteta është se me shumicën ne flasim të njëjtën gjuhë, shqipen, por në asnjë mënyrë nuk jemi të njëjtë për sa i përket punës", ka mbyllur tekniku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania