Panorama Sport (Albania)

Nimaga drejt Moldavisë për 300 mijë €, por Aliti do të qëndrojë te Skënderbeu

Transferim­i te Sherifi i Tiraspolit, peng i... Champions-it

-

Bakari Nimaga është gjithnjë e më pranë kalimit te Sherif Tiraspol në kampionati­n Moldav dhe kësisoj pritet që Skënderbeu të përfitojë sërish shumë të kënaqshme për financat e klubit që do të ishte një garanci për të ardhmen. Bisedimet janë në një pikë të mirë, ndërsa moldavët duket se pëlqejnë mjaft futbollist­in malien, por nga ana tjetër janë gati që të përmbushin kërkesat e Skënderbeu­t për sa i përket shumës së transferim­it. Bisedimet mes palëve sikundër raportohet nga burime mjaft të besueshme afër klubit bardhekuq, bëjnë me dije se kanë ecur mjaft mirë dhe normalisht që akordi është pranë. I vetmi faktor që ka ndikuar në konkretizi­min e kësaj tratative është fakti se Sherif

Tiraspol ka qenë i impenjuar me ndeshjen në Champions Ligë kundër Shkëndijës së Tetovës, ndeshje e cila ka përfunduar me rezultatin 1-0 në Maqedoni në favor të shqiptarëv­e të Tetovës. Sigurisht që me të mbaruar edhe takimin e kthimit pritet që të ketë një tjetër diskutim mes palëve dhe gjithçka të mbyllet me sukses. Kjo edhe për faktin se moldavët e Sherif Tiraspolit janë gati që të derdhin në arkën e klubit bardhekuq shumën prej 300 mijë eurosh që kërkohet nga Skënderbeu në kërkim të kartonit të lojtarit, natyrisht edhe një përqindje të të cilit do të mbetet pronë e Skënderbeu­t. Me largimin e Nimagës dhe me shumë mundësi rikthimin e Osmanit, situata në ekipin e Orges

Shehit do të mbetet e njëjtë dhe me një defiçencë mesfushorë­sh që do e detyronte sërish klubin të futej në merkato për të marrë një mesfushor që do të ishte një siguri më shumë për ekipin e Orges Shehit.

Aliti- Me Nimagën në dalje duket se situata ka ndryshuar për Fidan Alitin. Mbrojtësi kosovar rrezikon që të mbetet sërish pjesë e Skënderbeu­t për vetë faktin se prej ditësh është ngrirë tratativa që do ta çonte atë në kampionati­n rus. Me Enisein, të interesuar­in kryesor, që tashmë

duket se është larguar nga kjo pistë, Skënderbeu­t i kanë mbërritur edhe disa interesime të tjera në adresë të kosovarit Aliti. Bëhet fjalë për dy ekipe, njëri prej të cilëve zviceran, por për momentin emrat nuk bëhen të ditur. Në të tilla kushte kur tratativat nuk janë në një pikë të mirë, duket se Aliti është i destinuar që të qëndrojë në Korçë edhe për këtë sezon ose të paktën deri në janar për të parë më pas se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania