Panorama Sport (Albania)

Atsina: Më bindi Plori, ja pse pranova Kastriotin

Sulmuesi ganez tregon sekretin e numrit: Nëntën e lashë prej ditëlindje­s së djalit

-

Kastrioti duket se ka gjetur bomberin. Është Çarls Atsina. Vitin e kaluar, ai provoi të luante për herë të parë në Superiore me skuadrën e Vllaznisë, por aventura e tij zgjati vetëm 6 muaj. Në momentin që filluan problemet për shkodranët, ai u la jashtë listës së lojtarëve që mund të jepnin kontributi­n për pjesën e dytë të sezonit. Tani ai rikthehet sërish të luajë në elitën e futbollit shqiptar, por jo në Shkodër. Sulmuesi 29-vjeçar ka zgjedhur Kastriotin për të vazhduar karrierën dhe në një prononcim për "Panorama Sport" shpjegon arsyet pse mori këtë vendim. Sulmuesi tregon atmosferën në skuadër dhe besimin që ka për të arritur objektivat në vitin e ardhshëm të Superiores. "Zgjodha Kastriotin, sepse pati shumë interes për mua dhe i besova dhe mikut tim që e njeh mirë futbollin shqiptar, mbi të gjitha për trajnerin Plori dhe për ambiciet e tij. Unë jam nga ata që i pëlqej sfidat e vështira. Për sa i takon skuadrës, por punojmë për të qenë kompetitiv­ë në kampionat. Nëse vijnë lojtarë të tjerë, sigurisht që do të jenë cilësorë. Ka edhe lojtarë të tjerë të rinj, me të cilët po ambientohe­mi shpejt me njëri-tjetrin. Ne duhet të punojmë mirë dhe të bëjmë punën tonë në fushën e lojës. Pastaj jam i sigurt se rezultatet do të vijnë", thotë fillimisht Atsina. Më tej, shpjegon arsyen pse zgjodhi numrin 15. "Unë në përgjithës­i kam mbajtur numrin nëntë, sepse më jep stimuj dhe e kam pasur qejf që i vogël. Por, pas lindjes së djalit tim më 15 prill, zgjodha që këtë herë të mbaj numrin 15 për t'i dedikuar atij të gjithë dashurinë time", vazhdoi sulmuesi nga Gana. 29-vjeçari vlerësoi punën e Kastriotit në këtë fazë përgatitor­e dhe thotë se do të vazhdojnë në këtë mënyrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania