Panorama Sport (Albania)

Inamo me drejtues t! ri" #llmuça: #sgj! e $!rtet!, %ulaj n! &r'e t! &lubit

"rajneri hedh poshtë lë # izjet në kr $ e të blu # e

-

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar lajmi se biznesmeni i njohur në kryeqytet dhe zv. presidenti i FS = F- së, > utfi Nuri, mund të afrohej në drejtimin e Dinamos dhe në stolin e saj do të kishte ndryshime. Por, trajneri ? gli Allmuça në një prononcim për "Panorama Sport", është shprehur: "@ am i çuditur nga lajmet e ditëve të fundit. Në dijeni time te Dinamo nuk ka ndryshuar gjë, përveçse që administra­tori ? smet Saliaj ka takuar ekipin dhe u ka theksuar se nuk do ketë më probleme pagash. Vazhdojnë të jenë administra­tor z.Saliaj dhe

president po z.Besnik Sulaj, nuk ka ndryshuar asgjë, të paktën unë si trajner dhe çunat si futbollist­ë të Dinamos këtë dijeni kemi dhe ata janë punëdhënës­it tanë, ndryshe nga disa media. Nuk është se po bëjmë ndonjë çudi të madhe dhe fazën përgatitor­e vitin e kaluar e zhvilluam

në Pezë = elmes, e duke mos pasur fushë, do e zhvillojmë atje edhe stërvitjen. Pra, duke mos pasur fushë do stërvitemi në Pezë = elmes gjatë gjithë vitit, ky është ndryshimi. Nuk ka ndonjë gjë ndryshe, përveçse do stërvitemi në Pezë = elmes, të gjitha këto lajme që

përfliten lart e poshtë janë të pavërteta. Kemi afruar një lojtar me eksperienc­ë në ekip si Sefa, por dhe vjet ne morëm lojtar me eksperienc­ë si Peqini, Çota, Morina e Gjata, e njëlloj si vjet do ndërthurim të rinjtë që kishim vjet, shumica e të cilëve do jenë dhe sivjet me lojtarët me eksperienc­ë. Për kontratat e çdo bisedë tjetër është bërë dhe bëhet me administra­torin Saliaj, është ai personi përgjegjës te Dinamo dhe që merret me punët e saj administra­tive. Kemi synimet tona dhe këtë sezon. Nuk ka gjëra ndryshe, presim që të bëjmë punën tonë përgatitor­e e të hyjmë të kompletuar, të konkurrojm­ë denjësisht në sezonin e ri. Pra, Dinamo është e njëjta me drejtues dhe gjithçka tjetër, të gjithë bashkë do tentojmë të arrijmë objektivat tona", ka thënë Allmuça. & kerdilaid & uloze , i

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania