Panorama Sport (Albania)

Europiani i Volejbolli­t, Boriçiç i bën apel qeverisë

"Volejbolli shqiptar po bën progres të vazhdueshë­m"

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Presidenti i Federatës Europiane të Vole jbollit ( CEV), Aleksandar Boriçiç, ka qenë i pranishëm dje në Tiranë, në një vizitë në prag të finaleve të Kampionati­t Europian U19 për femra, të cilat do të zhvillohen në vendin tonë më datat 1-9 shtator. Në këtë vizitë kreu i volejbolli­t europian konfirmoi edhe një herë tjetër mbështetje­n për Federatën Shqiptare të Volejbolli­t. Boriçiç u prit nga Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe gjithashtu pati takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe u prit nga kreu i KOKSH- it, Viron Bezhani. Presidenti Boriçiç konfirmoi se këto takime ishin shumë pozitive dhe se ishte shumë optimist që shteti do ta mbështesë më tepër sportin e volejbolli­t në Shqipëri, duke bërë që ky sport t'i lërë pas problemet e shumta financiare. Numri një i volejbolli­t europian u shpreh kështu për mediat: ""Fillimisht ju falënderoj për mikpritjen dhe jam i privilegju­ar që ndodhem këtu mes jush. Tirana do të jetë kryeqyteti i voljebolli­t europian në muajin shtator dhe ne jemi shumë të lumtur që ky aktivitet i rëndësishë­m do të zhvillohet në Shqipëri. Federata Shqiptare e Volejbolli­t e pranoi këtë sfidë dhe jam i bindur që çdo gjë do të shkojë më së miri. Dua ta përgëzoj këtë federatë për punën që ka kryer gjatë këtyre dy viteve, pasi ka bërë një hap të madh përpara. Kujtojmë që pak kohë më parë presidenti Pëllumbi guxoi dhe e mori federatën në ditë shumë të vështira me shumë borxhe dhe ka arritur ta çojë përpara, duke bërë një punë që është për t'u vlerësuar. Kjo

federatë po bën progres vit pas viti. Jam në dijeni të vështirësi­ve financiare që ka volejbolli shqiptar dhe në takimin që pata sot me Kryeminist­rin Rama dhe me kreun e KOKSHit, Viron Bezhani, jam shumë optimist që do kjo federatë do të ketë më shumë

mbështetje në këtë drejtim", deklaroi Aleksandar Boriçiç. Në fund, presidenti i federatës europiane vlerësoi me një medalje të veçantë presidenti­n e FSHV-së, Erlind Pëllumbi, për arritjet që volejbolli shqiptar ka korrur vitet e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania