Panorama Sport (Albania)

Notat, Hamilton i pagabueshë­m, Fetel me ulje-ngritje

Britaniku i Mercedes konfirmohe­t si lider

-

Të dielën, me Çmimin e Madh të Hungarisë, përfundoi gjysma e sezonit në "Formula 1", ku Ljuis Hamilton arriti ta thellojë akoma më shumë diferencën e pikëve me rivalin e tij Sebastian Fetel. Britaniku mori një tjetër sukses dhe tashmë është i shkëputur me 24 pikë nga gjermani i Ferrarit, duke bërë që t'i afrohet më tepër fitores finale në "Formula 1", edhe pse mbeten shumë gara për t'u zhvilluar. Por le t'i gjykojmë një e nga një paraqitjet e protagonis­tëve kryesorë në cirkuitin e Budapestit.

LJUIS HAMILTON, NOTA 10 - Në provat kualifikue­se bëri diferencën në shi, ndërkohë që në garën e së dielës, edhe pse kushtet klimaterik­e nuk ishin favorizues­e për Mercedesin, e tregon veten në një formë të shkëlqyer duke mos gabuar asgjë në pistën e Budapestit. Tashmë duket sa ka nisur shkëputjen në renditjen e përgjithsh­me botërore.

SEBASTIAN FETEL, NOTA 7 - Penalizohe­t nga strategjia e skuadrës në gjysmën e parë të garës, por pas futjes në "box" rikthehet mirë në pistë ku arrin të marrë vendin e dytë. Megjithatë, gjermani i Ferrarit zhgënjeu në provat kualifikue­se duke ia komplikuar shumë punën vetes në ditën e garës. Vitin e kaluar, pas Çmimit të Madh të Hungarisë, Fetel kishte 14 pikë avantazh ndaj Hamiltonit, ndërkohë që tani e shikon veten 24 pikë pas tij dhe kjo situatë është shumë shqetësues­e për pilotin gjerman. KIMI RAIKONEN, NOTA 7.5 - Ishte më mirë se kolegu i skuadrës në provat kualifikue­se dhe mund bënte këtë gjë edhe në garë, pavarësish­t faktit që kreu dy ndalesa. Kimi ka 30 pikë më tepër nga sezoni i kaluar, ndërkohë që kolegu i skuadrës Fetel regjistron 13 pikë më pak se në sezonin e kaluar. Pra, drejtuesit e Ferrarit duhet të mendohen mirë para se ta zëvendësoj­në finlandezi­n me pilotin Çarls Lëklerk.

DANIEL RIÇARDO, NOTA 8 - Niset nga radhët e fundit dhe falë aftësive që zotëron ngjitet deri në vendin e katërt, duke kryer xhiro shumë të shpejta. Një përmbysje e jashtëzako­nshme, por që në fund të garës u vu në rrezik nga manovra e jashtëligj­shme që kreu Botas.

VALTERI BOTAS, NOTA 7 - Për punën e madhe që po kryen ndoshta meriton një notë më të lartë, por gabimi që kreu gjatë xhirove të fundit ku goditi fillimisht Fetelin e më pas Riçardon e penalizon. Fillimisht mundëson shkëputjen e Hamiltonit, duke u bërë një pengesë e madhe për makinat Ferrari. Është piloti ideal që të gjithë numrat 1 kërkojnë të kenë në skuadër, edhe pse Botas nuk është shumë i kënaqur me rolin sekondar që ka në ekip. RED BULL, NOTA 3 - Motori i kësaj skuderie nuk është aspak rezistent dhe kjo u vërtetua edhe në garën e Hungarisë, ku e la në rrugë shumë shpejt Vershtapen­in. Edhe Riçardo është penalizuar në garat e kaluara nga motori i brishtë i Red Bull.

UILLIAMS, NOTA 4 - Mungesa e investimev­e sjell rrjedhimis­ht rezultate të dobëta, kështu një nga emrat më të mëdhenj në historinë e "Formula 1", tashmë e shikon veten në fundin e klasifikim­it për skuderitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania