Panorama Sport (Albania)

Spaleti humbet durimin, "Galja" e Vesino rrezikojnë

-

"Këtu nuk ndeshemi një kundër një, jemi të gjithë në të njëjtën barkë". Nga fraza e Luçiano Spaletit, tri net më parë në Nisë, është shfaqur njëfarë nervozizmi. Mesazhi, megjithatë, ka qenë i qartë, ndoshta disi i pakënaqshë­m për dikë, por me siguri jo i keqinterpr­etueshëm. Tek Interi nuk po angazhohen të gjithë si duhet, ose siç e kërkon trajneri internist, mbi të gjitha në miqësoren e fundit ndaj Çelsit, në Nisë (ku zikaltrit humbën 5-4 pas goditjes së penalltive, pasi ndeshja në 90 minuta përfundoi 1-1). Dhe bëhet fjalë (edhe) për lojtarët që ishin në skuadër edhe sezonin e kaluar.

GRINTA QË MUNGON - Trajneri ka mbyllur ndeshjen ndaj bluve jo plotësisht i kënaqur nga paraqitja e disa lojtarëve. Disa prej tyre, madje, mund ta konsideroj­në vendin në rrezik, pasi trajneri priste diçka më shumë. E atëherë ja mesazhi që Spaleti i dërgon, edhe pse në mënyrë jodirekte (kjo është filozofia e tij) grupit. "Elementë të rëndësishë­m janë afruar, por mbeten vështirësi dhe disa gjëra për t'u kompletuar. Për këtë nevojiten karakteris­tika të caktuara. Një numër i duhur lojtarësh për të mbuluar gjithë kompeticio­net", u shpreh dje për "SportMedia­set". Me pak fjalë: afrimet janë thelbësore, por nevojitet një sforco më shumë edhe nga lojtarët aktualisht në skuadër (për tifozët, në radhë të parë). "E dimë të gjithë çfarë na mungon, por jo për të më krijuar avantazh mua: u mungojnë 40 mijë tifozëve që thanë fjalën e parë duke premtuar se do jenë përherë në stadium. Duhet më shumë angazhim". Për të qenë konkurrues, pra, do duhen shitje. Vetëm, megjithatë, nëse vjen një ofertë për ndonjë lojtar që Spaleti nuk e sheh si të pazëvendës­ueshëm. Në këtë aspekt emrat janë Galjardini (mesfushori e ka zhgënjyer, në njëfarë mënyre, trajnerin, që e ka mbrojtur disa herë vitin e kaluar duke e konsiderua­r thelbësor) e Vesino (fillimisht pikë kyçe; pësoi rënie, edhe prej dëmtimeve, me kalimin e kohës), përveçse Zhoao Mario. Një nevojë jo parësore është një zëvendësue­s për Ikardin (edhe pse në atë rol është Lautaro, por që do nevojitet edhe më i tërhequr), qoftë "low-cost". Mbeten rreth 20 ditë nga starti i kampionati­t. Spaleti dhe tifozët, ndërkaq, presin…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania