Panorama Sport (Albania)

Rumenige del hapur: Champions-i “fiksimi” ynë

-

Bajerni i Mynihut përfundoi të dielën turin e Amerikës dhe është kthyer sërish në Mynih ditën e hënë. Skuadra e trajnerit Kovaç pësoi dy humbje të panevojshm­e dhe pse në tërësi ishte një paraqitje e mirë e bavarezëve. Karl Heinc Rumenige është shfaqur i kënaqur nga kjo eksperienc­ë, duke deklaruar se skuadra duhet të vazhdojë të punojë fort për të arritur objektivat e klubit. "Kemi pasur një udhëtim shumë të mirë, njerëzit që janë marrë me organizimi­n e këtij turneu, kanë bërë një punë të shkëlqyer. Luajtëm dy ndeshje dhe mendoj që kjo na ka mjaftuar për të parë se ku jemi", u shpreh drejtuesi bavarez. Bajerni luajti takimin e parë ndaj Juventusit, duke u mundur me rezultatin 0-2 dhe ndaj Mançester Sitit me rezultatin 2-3. Por, për Rumenigen, objektivi është i qartë, të fitojë në të tria kompeticio­net. "Ne duam të jemi të suksesshëm në të tria kompeticio­net. Në këtë turne të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara u pa rëndësia që ka fitimi i Champions-it në arenën ndërkombët­are. Do të mundohemi të hidhemi në sulm për të arritur atë që bëmë në vitin 2013, ku fituam Champions-in në finalen e "Uembleyt". Kjo do të ndodhë sërish në një të ardhme të afërt". Me pak fjalë, Rumenige i ka vënë objektiva të qarta trajnerit Kovaç. Kampionati është detyra e shtëpisë për bavarezët, fitimi i kupës së Gjermanisë në maj për të shijuar një spektakël në Berlin dhe trofeu i Champions-it si prioriteti­n kryesor të klubit. Dy nga lojtarët që kanë fituar tripletën me skuadrën, duket se janë akoma të uritur për të fituar sërish. Arjen Roben dhe Frank Riberi zhvilluan një ndeshje si ato në kohët e rinisë kur luanin në Mynih. Pas takimit lojtarët u shprehën se ishin gati të synonin diçka të madhe më skuadrën. RIBERI, NJË QENDËR E ÇUDITSHME, POR E BUKUR

Në ndeshjen ndaj Mançester Sitit, Riberi dhe Roben kombinonin bukur midis tyre, duke treguar se zotërojnë ende një klas të lartë. Rumenige ishte i surprizuar kur në qendër të mesfushës pa të luante francezi që gjatë karrierës, ka luajtur në krahun e majtë të sulmit. Vetë Riberi u shpreh pas ndeshjes se kishte kohë që nuk luante në atë pozicion, hera e fundit ka qenë në Marsejë. "Ishte disi e çuditshme, por në të njëjtën kohë edhe e bukur, teksa e shihje Frank në atë pozicion". Ndërsa, holandezi Roben ishte i kënaqur që nuk kishte pësuar ende një dëmtim. "Ky është një lajm i mirë për ne, do të thotë që jemi ende të rinj. Të luash me Riberinë, është gjithmonë diçka e bukur, të dy e dashurojmë futbollin dhe në fushë u zbavitëm shumë", u shpreh 34-vjeçari.

PËR TRAJNERIN KOVAÇ

Edhe për trajnerin e ri, Niko Kovaç, Rumenige mendon që do të ketë sukses te Bajerni. "Ai është një djalosh i ri, modern, vizionar dhe punon fort në stërvitje", u shpreh Karl Heinc për ish-lojtarin e Bajernit, që tani është në rolin e trajnerit të ri, pas largimit të Jup Hejnkes në sezonin e fundit. Numri dy i klubit kërkon t'i japë kohë atij që të integrohet me lojtarët që ishin në Botëror. Vetë trajneri po pret me padurim që të startojë sezoni dhe të fillojë punën me lojtarët që kanë qenë me pushime. Manuel Nojer, Mats Humels, Tomas Myler apo Robert Levandovsk­i i janë bashkuar skuadrës ditën e djeshme në stërvitjen e tyre të parë. "Kur skuadra të jetë e plotë, atëherë do të shihet forca jonë e vërtetë", pati deklaruar Kovaç para se të shkonte në turneun amerikan.

NDAJ FRANKFURTI­T, TITULLI I PARË

Niko Kovaç po ndien që tani presionin për trofeun e parë me bavarezët. Pas dy javësh, ai do të luajë kundër ishskuadrë­s së tij, Eintraht Frankfurt për superkupën e Gjermanisë, me të cilën fitoi kupën e pikërisht përballë Bajernit në Berlin, më 15 maj. "Duam të fitojmë titullin e parë me skuadrën. Gjithashtu, edhe nga ana personale", u shpreh trajneri. Për Rumenigen nuk do të ishte keq që në maj të shihte të rreshtuar disa trofe më shumë në koleksioni­n e klubit më të titulluar në Gjermani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania