Panorama Sport (Albania)

Vrsaliko zikaltër, pranë firmës edhe Vidal

E jo vetëm, Interi e Bajerni gjejnë zgjidhjen për kilianin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Spaleti thërret, e këtë herë "Suning" duket se e ka dëgjuar. Një tjetër copëz i shtohet "mozaikut" të trajnerit të Interit, madje dy. Megjithëse për të dytin do duhet pritur konfirmimi zyrtar. I pari është Sime Vrsaliko: zikaltrit kanë gjetur akordin me Atletikon e Madridit për kroatin me vitlindje 1992. Ish-lojtari i Sasuolos, pas një Botërori të shkëlqyer, do transferoh­et me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Dy klubet, pas bisedimesh të shumta, gjetën marrëveshj­en mbi shifrat: Interi do paguajë rreth 6,5 milionë euro për huazimin dhe, nëse do e konfirmojë, 17,5 milionë të tjerë.

"OK" NGA MADRIDI… - Pas "dritës jeshile" nga Madridi, klubi zikaltër po organizon udhëtimin e Vrsalikos në Milano, ku tashmë ish-futbollist­i i Diego Simeones do u nënshtrohe­t vizitave mjekësore, do plotësojë gjithë hapat burokratik­ë dhe, në fund, do hedhë firmën mbi kontratë. Vendimtare, për suksesin e marrëveshj­es, dëshira e kroatit: nëse Vrsaliko ishte në krye të listës së Spaletit për të mbuluar hapësirën e krahut të djathtë, edhe vetë Sime ka dashur me forcë Interin, duke korrur mundësinë e një rikthimi në Itali, ku zbarkoi për herë të parë në vitin 2013 nga Dinamo e Zagrebit. Në Serinë A, numëron 79 prezenca dhe 10 asiste, në 3 vite, mes Xhenoas e Sasuolos.

DHE NGA MYNIHU - Nëse për Vrsalikon nuk ka asnjë hije dyshimi, për goditjen e dytë, pra, do duhet pritur "po"ja përfundimt­are. Bëhet fjalë për Arturo Vidal. Sipas raportimit të mediave italiane, në fakt, Bajerni i Mynihut ka dhënë ok-n për transferim­in e mesfushori­t kilian. Sipas kushteve të përmendura gjatë ditëve të fundit, por dje biseda mes Rumeniges dhe Piero Auzilios (drejtorit sportiv zikaltër) ka qenë vendimtare: klubi gjerman do i propozojë Vidalit zgjatjen e kontratës deri në 2020-shin, një vit më shumë se skadenca aktuale e kontratës, në mënyrë që t'i mundësojë transferim­in me formulën e huazimit. Një rrugë thuajse e njëjtë me atë që i lejoi Interit të blinte Mirandën nga Atletiko e Madridit verën e tri viteve më parë: për zikaltrit, siç ishte parashikua­r, do jetë një investim prej rreth 30 milionë eurosh. Një "prapaktheh­u" i bavarezëve, që deri më tani ishin të gatshëm ta lironin lojtarin vetëm përmes shitjes së thatë. Por, me siguri kanë dëgjuar kërkesat e Spaletit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania