Panorama Sport (Albania)

Bicaj ngre “murin” në Durrës: Ja pse zgjodha Teutën

"Diçka speciale që do stërvitem nga dy miqtë e mi, objektiv kemi Kupat e Europës"

- DRILON XHEPOLLARI

Ditmar Bicaj është përforcimi i radhës për Teutën, që po ndërton një ekip dinjitoz për sezonin e ri sportiv. Mbrojtësi i qendrës vjen pas një eksperienc­e të madhe në Kategorinë Superiore, por edhe me disa eksperienc­a jashtë vendit. 29-vjeçari kishte oferta edhe nga ekipe të tjera, por zgjodhi Teutën dhe jo rastësisht. Aty ai do të gjejë dy shokë të vjetër kur ishte pjesë e Skënderbeu­t: Shkëmbin dhe Vrapin, por tani në një rol të ri. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Bicaj zbuloi se nuk u mendua shumë për të pranuar ofertën, ndërsa theksoi se bregdetarë­t do të jenë një konkurrent i fortë. Gjithashtu, në fund 29-vjeçari ka edhe një "kërcënim" për Flamurtari­n, ish-skuadrën e tij.

Ditmar, suksese për kalimin te Teuta. Çfarë ju bindi?

Faleminder­it! Më bindi trajneri Shkëmbi, por edhe emri i Teutës, një ekip shumë serioz dhe me një president

shumë të pasionuar pas futbollit.

Kishit disa oferta të tjera, por zgjodhët Teutën. Ndikoi Shkëmbi?

Sigurisht ndikoi Shkëmbi, por edhe Vrapi, dy shokë të mi te Skënderbeu. Tani do të jem nën urdhrat e tyre dhe do jetë diçka speciale për mua. Çfarë prisni nga ky sezon? Shpresojmë të bëjmë një sezon të mirë, pasi i kemi mundësitë. Objektivi sigurisht që është të sigurojmë pjesëmarrj­en në kompeticio­net europiane për sezonin e ardhshëm.

E keni ndjekur merkaton e Teutës, kush është opinioni juaj?

Po, e kam ndjekur dhe besoj se është bërë një punë e mirë nga ana e klubit me afrimin e disa lojtarëve të rinj të talentuar dhe me perspektiv­ë e ndërthurur me lojtarët me eksperienc­ë

në kampionati­n shqiptar

Vjet skuadra ka pasur probleme në mbrojtje, beson se me afrimin tuaj do të mbyllet kjo "gropë"?

Nuk më takon mua të flasë për sezonin e kaluar, por vij në Durrës për të dhënë më të mirën dhe kam besim se do të jetë një sezon shumë i mirë.

Edhe pse akoma nuk e njihni mirë ekipin, sipas jush çfarë duhet të synojë Teuta këtë sezon?

Kampionati është i gjatë, por kam shumë besim që në fund ekipi do të jetë në Kupat e Europës, që do të thotë do

ketë më shumë të ardhura për arkat e klubit.

Duke parë merkaton deri tani në Superiore, kë shikoni si ekipin pretendent?

Është shumë herët për të folur, por besoj që Skënderbeu, Kukësi, Partizani janë ekipe pretendent­e.

Përse u largova nga Flamurtari? Vjet ishte titullar dhe një nga më të rëndësishm­it

Ne futbollist­ët jemi si puna e "makinave". Dikush pëlqen një "markë", një trajner pëlqen një "markë" futbollist­i tjetër. I uroj suksese Flamurtari­t dhe shihemi në datën 19 gusht në "Niko Dovana".

 ??  ??
 ??  ?? Bicaj gjatë prezantimi­t me fanellën e Teutës
Bicaj gjatë prezantimi­t me fanellën e Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania