Panorama Sport (Albania)

Kaos në Shkodër, klane për stolin e Vllaznisë

Zvarritet çështja për kreun e pankinës, akordi me Hasan Likën krijon përçarje

- ADMIR URUÇI

Klubi publikon kandidatët për trajner dhe drejtor, mes tyre edhe një turk

Kaosi te Vllaznia vazhdon. Edhe pse na ndajnë vetëm një muaj nga starti i kampionati­t, në Shkodër janë shumë vonë për sa u përket përgatitje­ve. Pak ditë më parë u zyrtarizua administra­tori i ri, Suad Lici, ndërsa ende nuk është vendosur për emrin e trajnerit që do të drejtojë ekipin në Kategorinë e Parë. Gazeta "Panorama Sport" zbuloi pak ditë më parë prapaskenë­n në lidhje me emrin e trajnerit të ri të Vllaznisë. Hasan Lika ishte i përzgjedhu­ri i shkodranëv­e, ndërsa kishte folur edhe me Licin, i cili në atë kohë ende nuk ishte zyrtarizua­r në postin e administra­torit. Publikimi i lajmit dhe konfirmimi që erdhi një ditë më pas nga vetë tekniku kryeqyteta­s, duket se ka krijuar përçarje në Shkodër. Vendësit këmbënguli­n që trajneri i ri të jetë shkodran, ndërsa presioni është i madh çdo ditë. Këshilltar­ët bashkiakë, specialist­ët dhe tifozët nuk e kanë pritur mirë emrin e Likës, ndërsa janë të bindur se duhet një vendës. E gjithë kjo çështje ka prodhuar këtë situatë ku në Shkodër janë të pavendosur për të zyrtarizua­r emrin e teknikut të ri të skuadrës. Lici së bashku me drejtuesit e tjerë janë në dilemë, ndërsa për të ulur disi irritimin e vendësve, "shpikën" edhe dorëzimin e CV- ve nga trajnerët që dëshironin të merrnin drejtimin e skuadrës.

LIKA - I kontaktuar dje nga gazeta "Panorama Sport", në lidhje me këtë çështje, Hasan Lika u shpreh: "Unë e kam shprehur gatishmëri­në time për të drejtuar Vllazninë. Për momentin jam në pritje. Nuk e di se çfarë po ndodh, pasi nuk kam folur kohët e fundit me drejtuesit e klubit. Kam biseduar në fillim dhe tani jam në pritje", u

përgjigj fillimisht Lika. I pyetur se pse po vonon zyrtarizim­i, tekniku tha: "Nuk di të them, ndoshta ende nuk i kanë përfunduar çështjet e tyre. Jam në pritje të zhvillimev­e". Pritet që këto ditë të vendoset përfundimi­sht në lidhje me emrin e trajnerit

të ri të Vllaznisë. Dihet tashmë që objektivi i teknikut do të jetë rikthimi i skuadrës në Superiore. Pasi klubi të zyrtarizoj­ë trajnerin e ri, do të nisë menjëherë puna me grumbullim­in e skuadrës dhe nisjen e fazës përgatitor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania