Panorama Sport (Albania)

Maldini tradhton: Interi, më i fortë se Milani

Ish-kapiteni bën opinionist­in: Me CR7 fiton e gjithë Seria A

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Përflitet për një rik thim te Milani në rolin e drejtuesit, por Paolo Maldini ka zgjedhur të jetë pjesë e një realiteti tjetër, që gjithsesi ka lidhje me futbollin. Ish- kapiteni kuqezi është zgjedhur së bashku me Luis Figon dhe Andrij Shevçenkon si imazh dhe opinionist i një platforme dixhitale që do të transmetoj­ë ndeshjet e Serisë A. Fillimisht Leonardo, e më pas edhe Gatuzo, të gjithë mezi e presin të rikthehet te Milani, por legjenda duket se ende nuk ka marrë ofertën e shumëpritu­r. "Kam pasur kontakte në të kaluarën dhe nuk e mohoj dëshirën time për të qenë pjesë e bordit drejtues të Milanit. Në të kaluarën më janë ofruar role që nuk përqaseshi­n me idetë e mia dhe nuk kam pranuar, por së ardhmes nuk i dihet kurrë, ndaj nuk e përjashtoj që një ditë të rikthehem në klubin e zemrës".

Italia futbollist­ike ndërkohë po bën hapa para. Kampionët kanë nisur ta preferojnë përsëri, teksa shembulli më i mirë është Kristiano Ronaldo. Portugezi, pas tri vitesh si kampion Europe, përzgjodhi Juventusin si etapë të re të karrierës së tij, megjithëse në Madrid kishte gjithçka që ëndërronte. Një kampion si Maldini e kupton fare mirë etjen e luzitanit 32-vjeçar, teksa për transferim­in e tij në Serinë A tha: "Ardhja e Ronaldos ka entuziazmu­ar këdo që ndjek Serinë A dhe jo vetëm tifozët e Juventusit. Bardhezinj­të kanë përvetësua­r një armë që mund t'i ndihmojë maksimalis­ht për të arritur objektivin e tyre madhor që është Liga e Kampioneve. Ky operacion nuk sjell benefite vetëm për skuadrën e Alegrit, por për të gjithë klubet e tjera të Serisë A dhe për futbollin italian në tërësi".

Seria A- Kampionat italian premton më shumë spektakël, me Interin, Romën dhe të tjerat që i janë përgjigjur më së miri "Zonjës së Vjetër" me investime të bujshme në merkato. "Në zonat e larta të renditjes, në sezonin e ri do të ketë shumë konkurrenc­ë. Ekipet janë përforcuar shumë dhe do të mbizotëroj­ë ekuilibri. Tifozët do të

shijojnë një kompeticio­n emocionues, fati i të cilit mendoj se do të zgjidhet vetëm në javët e fundit".

Milanezet- Te Milani luajti gjatë gjithë karrierës duke fituar trofe e duke thyer rekorde. Në lidhje me merkaton kuqezi, Maldini ruan qetësinë, duke shpjeguar: "Të mos harrojmë se Milani sapo ka nisur një cikël tjetër pas atij kinez. Do të duhet pak kohë, por afrimet e para më duken të goditura, sidomos Higuain. Ai është një sulmues i kompletuar dhe me përvojë, ndaj mendoj se do t'i japë një ndihmesë të madhe Gatuzos dhe skuadrës me golat dhe karakterin e tij". Teksa elozhet më të mëdha ia rezervoi Interit, ekip për të cilin tha: "Me mënyrën sesi kanë vepruar në merkato, mendoj se Interi ka një skuadër të jashtëzako­nshme".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania