Panorama Sport (Albania)

Vidal është i Barçës, do fitojë 9 mln euro në vit

Firmos për 3 vite, 19-20 milionë € plus 3 bonuset

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Arturo Vidal është një lojtar i Barcelonës dhe dje erdhi edhe zyrtarizim­i. Ditën e premte, mesfushori kilian la qendrën stërvitore të Bajernit dhe u nis drejt aventurës së re me ngjyrat katalanase. 31- vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të fitojë 9 milionë euro në sezon. 19- 20 milionë euro pritet të shkojnë në arkat e klubit gjerman për kartonin e Vidalit, i cili ishte në vitin e fundit të kontratës në "Allianz Arena". Vetëm në momentet e fundit, ai bëri një kthesë të papritur, duke shkuar në "Camp Nou" dhe jo tek Interi. Ai do të bëhet futbollist­i i katërt që transferon Barça, pas blerjes së Artur, Lenglet dhe Malkom këtë verë (127 milionë euro në total), ky i fundit i ardhur pak a shumë në të njëjtën mënyrë pas akordit të arritur me Romën. Vidal dukej një lojtar i Interit pas gjetjes së gjuhës së përbashkët me Bajernin për një huazim me të drejtë blerjeje për 22 milionë euro. Me lojtarin kishte një akord 3vjeçar, por me gjysmën e rrogës së Barcelonës, 4.5 milionë euro neto. Pastaj erdhi frenimi i Interit dhe parakalimi i katalanasv­e. Sipas mediave spanjolle lojtari nuk i kaloi vizitat mjekësore në Gjermani, por në Barcelonë dhe ato përfunduan me sukses, përpara se të firmosë kontratën dhe prezantohe­t.

Përpara se të zyrtarizoh­ej, operacioni i përfunduar me sukses u konfirmua edhe nga konsulenti i njohur i merkatos, Ariedo Braida. "Duhet se ishte akti final me ne. Derisa të mos ketë firma, kontratat mund të prishen. Merkatoja e parashikon edhe këtë. Por shpresojmë të mos ketë surpriza". Por një rast "Malkom" nuk ndodhi me Vidalin, i cili këtë fundjavë pritet të hedhë edhe firmën në kontratë dhe sipas "MundoDepor­tivo"-s, mund të prezantohe­t maksimumi ditën e hënë.

KARRIERA - Pas dy vitesh në atdhe, Vidal u josh nga Leverkusen­i në Gjermani ku qëndroi për katër sezone ( 144 ndeshje, 21 gola). Pastaj katër vite te Juve (171 ndeshje, 48 gola) dhe në 2015-ën rikthimi në Gjermani, këtë herë me Bajernin e stërvitur fillimisht nga Guardiola dhe më pas nga Ançeloti dhe Hejnkes ( 124 ndeshje, 22 gola). Me kombëtaren e Kilit ai ka ngritur dy herë Kupën e Amerikës, ndërsa vitrina e tij e trofeve është pasuruar me 4 tituj kampion, një kupë dhe Superkupë në Itali me Juven, 3 tituj kampion dhe një kupë dhe Superkupë në Gjermani me Bajernin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania