Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja, Myler dhe Nojer sulmojnë Ozilin

"Vendimi i lojtarit është personal, çdo futbollist duhet ta gjejë fajin te vetja e tij"

-

Pas tërheqjes nga ko mbëtarja e Mesut Ozil, para disa javësh për arsye që kishin të bënin me lojtarin dhe federatën gjermane të futbollit, ku Ozil pretendont­e se "DFB" ishte sjellë keq me të, duke shfaqur shenja racizmi dhe jo vetëm, Mesut sulmoi ashpër presidenti­n Grindel dhe disa nga tifozët e skuadrës kombëtare. Tifozët kishin shfaqur dashuri për të në gjithë këto vite si lojtar i skuadrës së Gjermanisë. Ozil u shpall kampion bote me "Pancerat" në vitin 2014. Por, katër vite më pas, ai u kthye në një person të urryer. Shkak u bë një fotografi gjatë një takimi me presidenti­n turk, Taib Erdogan, më 15 maj të këtij viti. Kaq mjaftoi që situata të degradonte në ofendime ndaj tij në rrjetet sociale dhe në stadiumet e Rusisë ku ai u ofendua nga një tifoz me fjalët: "Shko në Turqi, ti turk m***". U desh ndërhyrja e trajnerit të portierëve, Andreas Këpke për të qetësuar situatën. Ozil nuk është se bëri një paraqitje të mirë gjatë Botërorit. Të vetmen ndeshje që Gjermania fitoi ishte me Suedinë kur mesfushori u la në stol nga trajneri Lëv.

MYLER DHE NOJER, KUNDËR LOJTARIT

Tomas Myler dhe Manuel Nojer ndodhen me skuadrën e Bajernit në "Tegernesee" ku po zhvillojnë një minifazë përgatitor­e me skuadrën e Bajernit. I pari që është pyetur për këtë temë ka qenë kapiteni Nojer, i cili tha se ka qenë një situatë e vështirë për të dhe të gjithë skuadrën. "Kishte shumë kaos, nuk po kuptonim çfarë bëhej, kjo nuk ndikoi mirë për ne. Në konferenca kishte vetëm pyetje për Ozilin. Vendimi i lojtarit është personal, gjithkush duhet t'i gjejë gabimet për veten e tij. Vendimi i tij është pranuar nga të gjithë lojtarët. Te kombëtarja e Gjermanisë nuk ka pasur asnjëherë lojtarë të diferencua­r, kemi bërë gjithmonë atë që duhet të bënim. Kemi integruar të gjithë individët në mënyrë që ata të ndjeheshin si në shtëpi dhe të luanin pa presion. Në lidhje me të ardhmen, është e vështirë të thuash që tani do të ringrihemi me një të shtypur butoni. Është detyra e "DFB"-së për të ristruktur­uar skuadrën", u shpreh Nojer. Ndërkohë edhe Tomas Myler është i të njëjtit mendim. Atij i ka ardhur në majë të hundës kjo temë, e cila duket se nuk do të ketë kurrë një fund. "Ky debat është fryrë shumë nga jashtë. Sigurisht që edhe vetë protagonis­tët nuk është se ishin të pafajshëm. Këtu e kam fjalën për lojtarët dhe federatën. Nuk më vjen mirë që duhet ta diskutojmë këtë temë edhe këtu me këtë pamje të bukur nga liqeni. Ashtu siç ju thashë, ky debat është fryrë më shumë seç duhej dhe tani është bërë shumë e madhe. Kështu që më mirë të mbyllim gojën të gjithë". Ndërsa,

në lidhje me racizmin në skuadrën kombëtares , Myler u shpreh: "Nuk bëhet fjalë fare, as mos e mendoni të ndodhë në përfaqësue­sen e Gjermanisë. Duhet të ringrihemi, të gjithë lojtarët pa përjashtim duhet të jemi më të fokusuar në të ardhmen. T'i

shërbejmë më mirë skuadrës, nuk ka rëndësi nëse janë lojtarë të vjetër apo të rinj. Gjithçka duhet të fillojë nga ne, t'i qëndrojmë një plani dhe ta ndjekim deri në fund atë, vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë e krijuar", përfundoi lojtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania