Panorama Sport (Albania)

Daja: Jemi vonë, por e zgjidhim si... vlonjatë

“Riformatim­in e ekipit e bëjmë me vlera dhe jo me numra”

- ERMAL SIKA

Trajneri Ilir Daja tregon ditët e para të fazës përgatitor­e në Greqi. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri i Flamurtari­t tha se përgatitje­t po kryhen me intensitet të lartë. Tekniku thotë se ekipi është i ngarkuar, ndërsa i gëzohet faktit që nuk ka dëmtime dhe këtë gjë e vlerëson si mjaft pozitive. "Vazhdojmë me intensitet të lartë dhe me ngarkesë përgatitje­t në këtë fazë përgatitor­e, që po e zhvillojmë me kushte shumë të mira dhe optimale. E vërteta është se nuk jemi në formën më të mirë, për shkak se edhe muskujt e lojtarëve janë të ngarkuar, pasi po ndjekim një program me dy seanca stërvitore në ditë. Gjë shumë pozitive është se nuk kemi pasur dëmtime. Po vazhdojmë me ritme të larta, ku nesër (sot) do të kemi edhe ndeshjen e dytë miqësore, me AEK U20, ku do të shikoj më mirë gjendjen e lojtarëve që kam në dispozicio­n", tha fillimisht Daja.

MERKATO- Trajneri Ilir Daja ndalet edhe te merkato. Ai duket i kënaqur me afrimet më të fundit, si Torasa dhe Kale, ndërsa pret të tjera përforcime. Për gazetën, trajneri thotë se kërkon të tjerë lojtarë për të dubluar repartet, duke qenë se kampionati është i gjatë dhe bashkë me të edhe Kupa e Shqipërisë. "Kemi afruar lojtarë cilësorë, por unë them se nuk mjaftojnë për të përballuar ngarkesën. Kemi një kampionat të gjatë dhe gjithashtu edhe

Kupa e Shqipërisë do rëndësinë e saj. Në këto kushte na duhet që të marrim të tjerë lojtarë për të dubluar pozicionet, por edhe për të futur rivaliteti­n në ekip. Kështu që merkato është e hapur dhe po punojmë për afrimin edhe të lojtarëve të tjerë", u shpreh Daja.

OBJEKTIVI- Ilir Daja mendon se është shpejt për të folur për objektiva, pasi ekipi është duke u formuar. Por, sipas trajnerit, e rëndësishm­e është që të merret gjithçka me radhë. "Unë e kam thënë edhe më parë që objektivat e Flamurtari­t dihen që janë në AND-në e vetë

klubit, pasi është një klub me traditë në futbollin shqiptar. Ne do të flasim për objektiva konkrete me formatimin e plotë të ekipit. Tani duhet që gjërat t'i marrim me radhë. Duhet që të bëjmë riformatim­in deri në fund, jo me numra, por edhe me vlera që t'u përgjigjen objektivav­e

që ka klubi. Natyrshëm që nuk do të nxitohemi, por nuk kemi aq shumë kohë. Do të përdorim një shprehje të taktikës së futbollit që do të tentojmë të rrisim ritmin, por pa humbur atë që është më kryesorja, saktësinë. Kjo do të thotë se po përpiqemi bashkë me

presidenti­n dhe drejtuesit e klubit, për të afruar te Flamurtari lojtarë që u përgjigjen objektivav­e të klubit. Një tjetër gjë që unë kam parasysh për Vlorën, pavarësish­t se sot starton një bashkëpuni­m i ri, është që vlonjatët gjërat i duan troç: jemi vonë, por më mirë vonë e saktë sesa shpejt dhe nxituar. Kjo do të ishte ndoshta deviza që do të na udhëhiqte për momentin për të arritur një bashkëpuni­m që në bazë të rezultatev­e, qoftë të objektivav­e afatshkurt­ër, qoftë të objektivav­e afatgjatë, të jemi brenda synimit që vendos klubi dhe presidenti", përfundoi Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania