Panorama Sport (Albania)

TrajnerëtT­rajnerët në Superiore,Superiore, 7 debutues dhe njënjë dominim...dominim... shqiptarës­hshqiptarë­sh

Nga Nga Botërori Botërori te te librat, librat, ku ku janë janë sot sot ish-drejtuesit ish-drejtuesit e Kombëtares shqiptare shqiptare

- OLSI TUJANI

Kombëtarja sh qiptare e futbollit është drejtuar vetëm nga trajnerë të huaj prej gati dy dekadash. Që në ardhjen e Armand Dukës në krye të institucio­nit të futbollit, trajnerët shqiptarë kanë kaluar në dorë të dytë dhe një pasaportë e huaj është "A"-ja për të nisur negociatat për stolin e përfaqësue­ses. Sulejman Demollari është i fundit prej trajnerëve shqiptarë që është ulur në stolin e përfaqësue­ses kuqezi, ndërkohë që pas tij nisi edhe hegjemonia e trajnerëve joshqiptar­ë. Po çfarë bëjnë sot ish-trajnerët e Kombëtares? PA JETË

Fati, jeta dhe mosha ka bërë që disa prej ish- trajnerëve që kanë drejtuar të paktën një herë përfaqësue­sen të mos jetojnë më. I pari trajner i huaj, Ljubisha Broçiç, i cili ka marrë drejtimin e përfaqësue­ses në gusht 1946 për të qëndruar vetëm dy muaj, ka ndërruar jetë në vitin 1995. Sllave Llambi, Ludovik Jakova, Myslym Alla, Miklo Vadas, Nikolai Jukshinov, Lori Boriçi, Zyber Konçi, Agron Sulaj, Medin Zhega dhe Josif Kuzhe nuk jetojnë më duke lënë nga pas rekordet në punën e tyre me Kombëtaren dhe jo vetëm.

PA SKUADËR

Vera e këtij viti kishte një të përbashkët për thuajse të gjithë ish- trajnerët e Kombëtares: Angazhimin e tyre si komentator­ë televizivë në media të ndryshme në shtetet amtare. Nisur nga profesor Astrit Hafizi, i cili aktualisht është opinionist në "SuperSport", të gjithë ish-teknikët e kuqezinjve u angazhuan me Botërorin "Rusi 20018". Xhani De Biazi, gjithashtu i shumëkërku­ar për opinionet e tij në mediat italiane dhe jo vetëm, u lakua së tepërmi edhe për marrjen në drejtim të përfaqësue­ses së Polonisë, por Boniek preferoi që federata e tij t'i besojë një vendësi për skuadrën përfaqësue­se. Brigel e Dosena,

secili me komentet e tij, janë munduar që të shpjegojnë respektivi­sht dështimin e viteve të fundit të Italisë dhe momentin jo pozitiv që po kalon Gjermania. Thuajse të gjithë ish-trajnerët e Shqipërisë janë pa skuadër në menaxhim dhe secili ka

një angazhim dytësor rreth futbollit, në botën e mediave dhe komenteve.

RISIA

Oto Bariç, krahas angazhimit të fundit televiziv me Botërorin, raportohet të jetë duke punuar mbi një libër. Ish-tekniku i përfaqësue­ses po formulon sipas mënyrës së tij një recetë udhëzimesh, metodash dhe këshillash praktike pune mbi mënyrat e trajningut modern.

FSHF

Institucio­ni i futbollit në vendin tonë ka mbajtur në

organikë vetëm tre nga ishtrajner­ët e përfaqësue­ses. Bejkush Birçe është anëtar i Komisionit të Etikës pranë institucio­nit të futbollit, ndërkohë që Suejman Demollari ka rolin e specialist­it në FSHF. Së fundmi, institucio­ni ka graduar trajnerin aktual të Kombëtares U- 17, Xhemal Mustedanag­iç, duke i besuar rolin e drejtuesit në Drejtorinë e Ekipeve Kombëtare. I fundit në këtë rol ka qenë Paolo Tramexani, i cili qëndroi për pak kohë në këtë pozicion ku edhe nisi strukturim­in e ekipeve Kombëtare.

 ??  ??
 ??  ?? Do drejtojnë këtë sezon Teutën dhe Skënderbeu­n
Do drejtojnë këtë sezon Teutën dhe Skënderbeu­n
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania