Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu tenton talentin e Shpresave

Emir Sahiti mund të vijë nëse s’firmos në Kroaci

-

Skënderbeu kërkon të marrë shërbimet e Emir Sahitit për sezonin e ri. Një lëvizje e tillë do të ishte një plus shumë i madh për korçarët, të cilët kërkojnë me çdo kusht të afrojnë një mesfushor në organikën e tyre. Sahiti, vëllai i vogël i Suadit, ish- futbollist­it "bardhekuq", i cili tashmë është transferua­r në Greqi, shihet si një lojtar me të ardhme të sigurt. Pavarësish­t se lajmi për afrimin e tij në Korçë, u bë thuajse zyrtar, burime pranë presidenti­t Takaj nuk e konfirmojn­ë diçka të tillë. Madje, theksojnë se ka një tentativë për të marrë shërbimet e kosovarit. Skënderbeu, praktikish­t është duke biseduar me djaloshin

19-vjeçar dhe kërkon që të bindë atë, të pranojë transferim­in te kampionët në fuqi të Shqipërisë, gjë që duket me shumë skepticizë­m nga vetë lojtari. Emir Sahiti për momentin është pa ekip, pasi ka ikur nga Rabotniçki ku i mbaroi kontrata, dhe tani është në provë te Dinamo e Zagrebit. Gjithsesi, kroatët

nuk kanë pranuar të nënshkruaj­në me lojtarin, duke e lënë të lirë që të largohet. Meqë shihet si një lojtar me të ardhme të sigurt, Emir Sahiti po ngurron të transferoh­et në Korçë, por gjithsesi bisedimet tashmë kanë nisur dhe për të bindur lojtarin, mund të shërbejë si vëllai i tij Suadi, ashtu edhe menax- heri Shkumbin Qorrmemeti, i cili po kërkon me ngulm të afrojë një tjetër futbollist cilësor në Korçë. DALJET - Pas merkatos në hyrje, i hapur mbetet edhe "pazari" në dalje. Bakari Nimaga vazhdon të jetë në pritje për t'u larguar. Sherif Tiraspoli është te dera, por bisedimet nuk kanë avancuar më tej. Me këto dy lëvizje të fundit, pritet të mbyllet pa shumë zhurmë merkatoja korçare për këtë sezon. Nga ana tjetër, duket se gjithçka është mbyllur, për sa i përket largimit të Fidan Alitit. Duke parë që Ditmar Bici zgjodhi të transferoh­et në Durrës te Teuta dhe mbylli përfundimi­sht mundësinë e rikthimit në Korçë, por

edhe hezitimin e klubit Jeniseit, që të vijonte bisedimet me kosovarin, korçarët e kanë prishur marrëveshj­en paraprake me rusët. Tashmë Aliti mund të quhet zyrtarisht jashtë merkatos. Vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e parezistue­shme, Skënderbeu do të shiste kosovarin. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania