Panorama Sport (Albania)

Partizani, Gega: Çani e ka derën e hapur

Trajneri tregon pse e la jashtë sulmuesin: Zgjidhja e kontratës, në dorë të klubit

-

Trajneri Skënder Gega në intervistë­n e dhënë së fundmi për "SuperSport" ka sqaruar panoramikë­n e skuadrës që drejton që nga mesi i muajt qershor. Gega ka mbetur i kënaqur nga prezantimi që bëri Partizani në Europë, ndonëse koha nuk ishte e mjaftueshm­e.

Ai ka folur edhe për çështjen...

Duket sikur te të kuqtë është rikthyer harmonia dhe kjo gjë shprehet në fytyrat e lojtarëve dhe te dëshira për të bërë ushtrimet. Partizani po vijon përgatitje­t në kompleksin "Pepa" të qytetit të Elbasanit me nga dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite. Në mëngjes të kuqtë i kushtojnë më shumë rëndësi karakterit fizik, ndërsa pasdite lojërave me top dhe karakterit teknik. Skënder Gega i ndau lojtarët fillimisht në tre grupe me nga shtatë veta, ndërsa më pas i ndau në dy grupe ku zhvilluan secili grup nga një minindeshj­e me njëri-tjetrin. Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe daljes së shpejtë në sulm me pasime dhe krosime nga krahët dhe qendra, pa harruar edhe goditjet nga distanca nga ana e të gjithë lojtarëve të gatshëm. Nga njëra anë provohej efikasitet­i i lojtarëve, por njëkohësis­ht edhe portierëve. Në fund, Gega programoi edhe penalltitë, me lojtarët që u vunë në rresht për të goditur në portë. Me sa duket, Gega nuk e ka vendosur ende se cili do të jetë goditësi i penalltive në ndeshjet zyrtare, ndaj po krijon një ide më të saktë edhe në këtë aspekt. RIKUPERIME­T - Sa u përket dëmtimeve, duket sikur janë rikuperuar Egzon Belica me Rubin Hebajn, të cilët këto ditë kanë bërë vetëm vrapime, ndërsa dje i janë bashkuar grupit. Lojtarët nuk kanë shfaqur shqetësim dhe kanë përballuar të plotë ngarkesën e seancës së djeshme stërvitore. Megjithatë, nuk është e thënë që të kuqtë ta kenë ndonjëherë të plotë grupin, pasi ishte radha e Jasir Asanit të bënte stërvitje i diferencua­r. Mësohet se shqiptari i Maqedonisë ka dëmtuar kaviljen një ditë më parë dhe stafi nuk ka dashur ta rrezikojë. Megjithatë, nuk flitet për ndonjë gjë serioze për sulmuesin e të kuqve.

STAFI - Te Partizani gjejnë kohë për të bërë stërvitje edhe ... stafi. Para se të startojë seanca stërvitore, gjithë stafi teknik përveç Gegës, kishte mbërritur para kohe në kompleksin "Pepa" dhe deri në mbërritjen e ekipit u argëtuan duke luajtur me njëri-tjetrin, duke e marrë gjithçka me sportivite­t. Zëvendëstr­ajneri Dritan Mehmeti me përgatitës­in atletik, Korado Sakone, luanin me njëri- tjetrin, ndërsa pjesa tjetër veç. Vladimir Mema

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania