Panorama Sport (Albania)

Dominojnë shqiptarët, Superiorja me 7 debutues

Sfidojnë Ze Maria e Kostiç, Laçit iu largua tekniku pas 4 ndeshjesh

- OLSI TUJANI

Klubet shqiptare në vitet e fundit kanë dashur që të "kopjojnë" Kombëtaren. Jo shumë në ambiciet apo edhe në arritjet e saj sesa e kanë startuar gjithçka me mënyrën e përzgjedhj­es së trajnerëve. Prej 16 vitesh, në Kombëtaren shqiptare të futbollit janë ulur vetëm trajnerë të huaj në krye të pankinës. E klubet e Superiores, dhe jo vetëm, kanë kthyer më së shumti sytë drejt tregut të huaj edhe për trajnerët, ashtu si edhe për lojtarët. Mirëpo, për edicionin e ri, që do të startojë më 19 gusht, bie në sy një ndryshim trendi. Trajnerët shqiptarë janë më se dominantë në numër. Jo vetëm kaq, por risia e këtij edicioni është edhe fakti që bëhet fjalë për dominancë trajnerësh debutues. SHQIPTARË APO TË HUAJ?

Shtatë nga dhjetë trajnerët që do të startojnë Superioren këtë edicion janë shqiptarë. Tirana dhe Luftëtari për momentin janë dy ekipet e vetme që kanë dashur të startojnë edicionin me një teknik jo shqiptar. Edhe Kamza do të kishte një të tillë, por është Bledar Devolli ai që do të startojë sezonin në elitë me kamzalinjt­ë. Me përjashtim të bardhebluv­e dhe bluzinjve, stoli iu është besuar trajnerëve nga Shqipëria. Starti i Superiores në edicionin e shkuar kishte një më shumë sa u përket trajnerëve të huaj. Luftëtari me uruguaianë­t, Kukësi me Milinkoviç dhe Partizani me Iulianon, snobuan trajnerët nga vendi ynë, por ironia e fatit deshi që bluzinjtë të kishin sukses me Likën e të kuqtë ta siguronin Europën me një trajner brenda familjes si Dalipi. DEBUTUESIT

Tirana e Kastrioti rikthehen këtë edicion në Superiore, ndërkohë që vetëm bardheblut­ë do të ristartojn­ë me të njëjtin trajner nga edicioni i shkuar. Kryeqyteta­sit do t'i besojnë pankinën sërish trajnerit brazilian, i cili gjithsesi është debutues për Superioren, ashtu si shumica e kolegëve të tij këtë vit. Ze Maria, Skënder Gega, Orges Shehi, Bledar Devolli, Elvis Plori, Bledi Shkëmbi dhe Milosh Kosiç do të ecin për herë të parë në rrugëtimin e elitës së futbollit shqiptar në ro-

lin e trajnerit. Në fakt duhet të ishin tetë trajnerë debutues, por vetëm dy ditë më parë Besnik Prenga u largua nga Laçi pas vetëm katër ndeshjeve në Ligën e Europës. Kurbinasit janë klubi i vetëm që nuk kanë konfirmuar ende trajnerin në Superiore.

 ??  ??
 ??  ?? Ze Maria dhe Gega do të shijojnë derbin e kryeqyteti­t
Ze Maria dhe Gega do të shijojnë derbin e kryeqyteti­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania