Panorama Sport (Albania)

Gjici s'fal më, zbulohet mbledhja në... Azerbajxha­n

Presidenti, "urdhër" për kualifikim me gjeorgjian­ët

-

Kukësi u kthye në Shqipëri vetëm dje, duke lënë pas një udhëtim rraskapitë­s. Trajneri Armando Cungu la pushim ekipin, pasi e gjithë nata duke u gdhirë e premte u kalua në aeroportin e Stambollit, për të mbërritur në orën 08:00 në aeroportin "Nënë Tereza". Këtë herë klubi nuk zgjodhi të merrte një avion çarter, por u detyrua të udhëtonte me linjën tranzitore me itinerar Tiranë-Stamboll-Baku. Mirëpo, ajo që ka ndodhur gjatë udhëtimit është mjaft e veçantë. Ka të bëjë me presidenti­n Safet Gjici, i cili njihet si një person me shumë ego dhe që kurrë nuk e pranon humbjen. Pas përfundimi­t të takimit, gazeta mëson se presidenti Gjici thirri në një mbledhje urgjente drejtorin Nderim Nexhipi, trajnerin Cungu, si dhe pjesëtarët e tjerë të stafit, Jonuz e Rrahman Hallaçi Natyrshëm u kërkoi llogari pse ndodhi kjo humbje në këtë mënyrë. Zyrtarët i dhanë shpjegimet përkatëse presidenti­t në lidhje me performanc­ën

e ekipit, e më pas ky i fundit u zbut. Gjici i kërkoi Cungut dhe Nexhipit, që të bëjnë relacion për çdo lojtar, si dhe të marrin masa për atë që nuk kanë rendimenti­n e duhur. Në vazhdën e kritikave të tij ishte dhe trajneri i portierëve, Ermal Nexhipi, të cilit i kërkoi llogari për momentet

"jo" të Frashërit gjatë ndeshjes. Në fund u dha ultimatum drejtuesve që nëse Kukësi nuk kalon Torpedon, të gjitha do ta kenë pisk. Ndërsa sa u përket lojtarëve, mësohet se presidenti nuk ka pasur asnjë kontakt gjatë kthimit. As në hotel dhe as në avion, Gjici nuk ka dashur

të komunikojë me asnjë futbollist, qoftë edhe me "senatorët". Ai ka shprehur ndjeshëm zhgënjimin e tij për humbjen dhe lojën e zhvilluar, por te "dera" është ndeshja e turit të tretë të Ligës së Europës ndaj Torpedos dhe Gjici pret kualifikim­in në "play-off". S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania