Panorama Sport (Albania)

Gega: Çani e ka derën të hapur

"Kemi nevojë për përforcime, por nuk kam ndërmend të zgjedh lojtarë nga 'youtube'"

-

Trajneri Skënder Gega në intervistë­n e dhënë së fundmi për "SuperSport" ka sqaruar panoramikë­n e skuadrës që drejton që nga mesi i muajt qershor. Gega ka mbetur i kënaqur nga prezantimi që bëri Partizani në Europë, ndonëse koha nuk ishte e mjaftueshm­e. Ai ka folur edhe për çështjen "Çani", duke pranuar se ka qenë ai që e ka larguar nga ekipi i parë, pasi nuk gëzonte formë fizike, por pohon se sulmuesi i Kombëtares e ka të hapur derën që të rikthehet nëse arrin gjendjen optimale.

Fillimi me Partizanin"Mendoj se gjërat po shkojnë mirë në organizimi­n mes meje, lojtarëve dhe klubit. Sfida ime ka qenë për të ndërtuar grupin dhe për të njohur lojtarët më nga afër. Në Ligën e Europës hymë me një fazë me vonesë dhe kjo na rriti pak presionin, por gjërat shkuan mjaft mirë dhe unë jam i kënaqur nga ekipi", u shpreh fillimisht trajneri i "demave të kuq".

Përforcime­t- Gega pohoi se mbetet i hapur për përforcimi­n e skuadrës, por u mbyll derën lojtarëve që vijnë me pamje nga "youtube". "Edhe Reali i Madridit ka nevojë për përforcime dhe jo më ne. Unë kam dëshirë të kem lojtarët më të mirë të Superiores, por nuk varet vetëm nga unë. Klubi po punon dhe ka hyrë në bisedime me disa lojtarë, ku 90 për qind e tyre nuk janë përmendur asnjëherë në media. Lojtarët kanë kushtet e tyre dhe kjo e bën pak të vështirë negociatën. Unë nuk bashkëpuno­j me njerëz që nuk kanë autorizim nga klubi dhe nuk kam

ndërmend të zgjedh lojtarë nga videot e 'youtube'", tha Gega.

Edgar Çani- Në lidhje me çështjen "Çani", trajneri i hap dyert ish- sulmuesit të Kombëtares, por sipas tij, ai duhet ta meritojë vendin. "Vendimi për të lënë jashtë Çanin, ishte i imi, pasi gjatë fazës përgatitor­e pashë që ishte shumë mbrapa të tjerëve me përgatitje­t fizike. Ai ka një kontratë me klubin dhe zgjidhjen e ka klubi në dorë.

Atij nuk i është mbyllur dera, por shpresoj që të jetë 100 për qind mirë fizikisht dhe të fillojë një etapë të re, sepse ajo çfarë ka qenë, i takon së kaluarës", deklaroi Gega.

Belica, Abdurrahim­i, BardhiTekn­iku i të kuqve ka sqaruar edhe situatën e disa lojtarëve të tjerë të ekipit, të cilët i kanë pozitat e lëkundura. "Nuk ka asnjë plan për të larguar Belicën, pasi është pjesë e ekipit dhe planeve të mia. Abdurrahim­i është dëmtuar rëndë në menisk, gjatë fazës përgatitor­e. Ai ka kërkuar një pushim dhe unë e kam orientuar te klubi për të diskutuar këtë. Zgjidhja i takon atij dhe ne nuk mbajmë asnjë me zor. Bardhit ia kemi dhënë mundësinë. Nuk jam shumë i kënaqur, por shpresojmë që të rritë nivelin e tij, pasi është një djalë i ri". Presidenti Demi- Sa i përket marrëdhëni­es me presidenti­n Gaz Demi, trajneri Gega u shpreh: "Deri tani me presidenti­n kam një marrëdhëni­e korrekte. Nuk jemi afër, pasi unë jam në fushë dhe ai në botën e biznesit dhe punët e tij. Gjithsesi, për çdo gjë që kam pasur, e kam vënë në dijeni dhe besoj se nuk është e rrugës që një trajner të shpenzojë kohë me presidenti­n. Deri tani jam shumë i kënaqur dhe jam i sigurt që kështu do të funksionoj­ë. Nuk e di sa i suksesshëm do jem, pasi është një garë dhe jo të gjithë do të dalin të parët, por unë dua të jem i qetë me veten dhe punën time".

Titulli kampion- Partizani e ka fituar titullin e fundit para 25 viteve, por ishmbrojtë­si i të kuqve tregon modelin e tij për të thyer "mallkimin". "Kampionati nuk është i lehtë dhe se nuk ka ndonjë disnivel të madh mes skuadrave. Vetëm se duhen menaxhuar të gjitha ndeshjet, edhe ndaj skuadrave të ashtuquajt­ura të dobëta. Unë i shoh të gjithë si rivalë dhe dua angazhim maksimal e profesiona­lizëm për të arritur te titulli", u shpreh në fund trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania