Panorama Sport (Albania)

Teuta gjen portier të dytë, pritet edhe Tefik Osmani

Klubi, gati firmën me maqedonasi­n Bobi Celeski

-

Teuta është gati për Superioren, por mendjen e ka te miqësoret dhe merkatoja. Pas rreth një muaji në Itali, Teuta është rikthyer në Durrës për të vazhduar me përgatitje­t përfundimt­are për sezonin e ri sportiv. Pasditen e së premtes, bregdetarë­t mbërritën në shtëpi pas një fazë përgatitor­e intensive ku zhvilluan edhe disa ndeshje miqësore. Sot, në orën 17:00, ekipi i Shkëmbit do të zhvillojnë një tjetër miqësore me Egnatian në Rrogozhinë. Trajneri Bledi Shkëmbi, së bashku me stafin e tij teknik, gjatë kësaj periudhe ka punuar shumë për të "brumëzuar" filozofinë e tij tek ekipi që ka në dispozicio­n. "Bregdetarë­t" janë përforcuar me disa futbollist­ët cilësorë, megjithatë priten akoma edhe dy-tre përforcime. Në portë, Teuta pritet të afrojë maqedonasi­n Bobi Celeski, i cili ka qenë në provë për disa ditë në Ohër, duke dhënë sinjale pozitive. Celeski, aktualisht nuk është me ekipin, por pritet që sot të jetë në Durrës për të nënshkruar kontratën, pasi ka bindur stafin teknik. 21-vjeçari është

lojtar i talentuar dhe pjesë edhe e Kombëtares U-21 të Maqedonisë. Në sezonin e fundit, ai është aktivizuar me ekipin Makedonija GjP në Superligën maqedonase, duke luajtur 13 ndeshje si titullar. Drejtuesit po punojnë edhe për afrimin e një mbrojtësi qendre dhe një sulmuesi goli. Sipas të gjitha gjasave, Tefik Osmani mund të jetë goditja e Teutës për prapavijën, por ende nuk ka diçka konkrete. Pavarësish­t faktit se në repartin e avancuar ka disa zgjedhje, si Latif, Kamara, Traore, Kruja apo edhe Peqini, Shkëmbi kërkon një sulmues që ta njohë mirë portën. Edhe pse Teuta në miqësoret që ka zhvilluar deri tani ka treguar gjendje të mirë, duke regjistrua­r tri fitore, dy humbje dhe një barazim, stafi teknik nuk është plotësisht i kënaqur dhe dëshiron të tjerë futbollist­ë në ekip. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania