Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, sot vendoset për lojtarët në provë

Miqësorja në Fier, Kostiç do vëzhgojë disa të rinj

-

Luftëtari vijon përgatitje­t për të përsëritur një tjetër sezon si ai që la pas në Kategorinë Superiore. Parë në këtë këndvështr­im, stafi teknik i Luftëtarit në dy javët e mbetura, pikërisht sot dhe në datën 7 gusht, ka planifikua­r realizimin e dy ndeshjeve miqësore. Gjirokastr­itët do të jenë sot mysafirë në Fier dhe do të ballafaqoh­et me Apoloninë vendëse. Për të besuarit e Millosh Kostiçit, e sotmja do të jetë e pesta përballje miqësore në harkun e dy muajve. Në pesë ndeshjet miqësore të zhvilluara, vetëm një ka përfunduar barazim dhe katër janë fituar nga "bluzinjtë" e Millosh Kostiçit. Qëllimi i takimit të sotëm është testimi i lojtarëve të afruar ditët e merkatos së verës, teksa shumicën e përbëjnë të rinjtë. Për sa u përket koreanëve, ata nuk ka qenë dje në stërvitje, por mësohet se Min-Ou Song do të qëndrojë në ekip dhe mund të luajë sot në miqësore, ndërkohë që Ji-Von Park do të largohet, pasi nuk është pëlqyer nga stafi i gjirokastr­itëve. "Lupës vëzhguese" të sllovenit Kostiç dhe ndihmësve të tij me të gjitha gjasat do t'i shtohen "syresh" të tjerë, mes të cilëve "gardiani" Ilias Melkas. Prej javësh, pranë Luftëtarit janë duke u provuar disa futbollist­ë, teksa s'kanë munguar dhe "firmëtarët" e parë të rinj. Romaro Çekaj, Aldrit Oshafi, Eraldo Hyseni, Jorgo Meksi, Ledian Xhymrti, Eljan Çelaj, sot sipas të gjitha gjasave do të jenë objekt vëzhgimi. Kësisoj, ndeshja miqësore me Apoloninë do të shërbejë ndoshta si "gur prove" për lojtarët e afruar së fundmi në radhët e gjirokastr­itëve. PËRGATITJE­T - Ngarkesat e larta fizike, që lojtarët kanë marrë këto dy muaj, kanë mjaftuar që stafi teknik i Luftëtarit të reduktojë stërvitjet në një në ditë. Do të mjaftonte mes të tjerave prononcimi i trajnerit Kostiç për të mësuar se futbollist­ët e Luftëtarit janë të mbingarkua­r. "Futbollist­ët i kanë këmbët e ' lodhura'. Megjithatë, unë besoj se në kampionat lojtarët do të jenë të gatshëm për të përballuar garën e gjatë dhe të fortë", është shprehur slloveni ditë më parë. Në javën që po lëmë pas, stafi teknik i Luftëtarit ka operuar me seanca të alternuara. Dy ditët e para të javës, skuadra është stërvitur me dy seanca në ditë dhe më tej me nga një. Dje, skuadra ishte e plotë. Përjashtim bën serbi Ivan Jakovljevi­ç, i cili vijon përgatitje­t individual­e. Skuadra dje zhvilloi vetëm një seancë stërvitore në fushën e stadiumit "Gjirokastr­a", atë të pasdites. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania