Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja merkato në Kavajë, merr një mesfushor

Andi Efica u bashkohet lezhjanëve: Jam gati për sfidën, dua Kategorinë Superiore me këtë ekip

-

Nën drejtimin e trajnerit Ndriçim Kashami, Besëlidhja vijon stërvitjen në kuadër të fazës përgatitor­e. Paralel me seancat stërvitore, vijon edhe merkatoja e verës duke u kompletuar me futbollist­ë të përshtatsh­ëm për pozicionet ku ka nevojë skuadra të rifreskohe­t, ashtu siç është premtuar nga drejtuesit. Që nga e enjtja në stërvitje ka dalë edhe mesfushori 20- vjeçar nga Kavaja, Andi Efica, i ardhur në kuadër të merkatos verore. Ai është formuar si futbollist te moshat e Besës ku ka luajtur edhe me ekipin e parë. EFICA - Në një prononcim të shkurtër për "Panorama Sport", kavajasi Andi Efica shpjegon arsyet që e motivuan për të pranuar ftesën e Besëlidhje­s. "Pas daljes nga zinxhiri i moshave, karrierën time si futbollist e nisa në Kavajë me Besën, skuadrën e qytetit tim dhe që më rriti e formoi si futbollist dhe për këtë jam krenar. Kohët e fundit mora një ftesë nga Besëlidhja në kuadër të merkatos verore dhe mes disa ofertave zgjodha këtë të fundit, pasi është një skuadër me histori të ngjashme me Besën dhe që ka objektiva të qarta për të ardhmen. Tani sapo kam nisur stërvitjen me grupin dhe besoj se do t'ia dal me sukses që të kaloj testin nga të gjitha pikëpamjet përballë stafit teknik. Të qenit trajner i Besëlidhje­s Kashami, i cili është patrioti im, jam i obliguar edhe më tepër për të dhënë maksimumin e mundshëm të kapaciteti­t. Jam i bindur se me punën time këmbëngulë­se, mbështetje­n e stafit teknik dhe të të gjithëve

MESFUSHORI në Lezhën mikpritëse, do t'ia dal me sukses për të përballuar gjithë ngarkesat dhe emocionet që të fal vetëm futbolli, profesioni për të cilin jam kushtuar që fëmijë", e mbylli prononcimi­n e tij për gazetën i riu kavajas, Andi Efica. Ndërkaq, Besëlidhja do të luajë sot miqësoren e radhës, kur në orën 17:00 do të presë Erzenin në stadiumin e Lezhës. Preng Gjikola

AFRIMET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania